Islame

15 miresite qe perfiton kur i lutesh Zotit tend !

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem.

1. Në to përmendet dhe nxitet për teuhidin rububije.

2. Në to përmendet dhe nxitet për teuhidin uluhije.

3. Në to përmendet dhe nxitet për teuhidin e emrave dhe të cilësive të Allahut të lartësuar (el esmai ue sifat).

4. Lavdërimi i Allahut dhe deklarimi i faktit se Ai kurrë nuk i bën padrejtësi robit dhe kurë nuk e dënon pa u bërë robi shkas për një gjë të tillë.

5. Dëshmia e robit se është pikërisht ai që ka bërë padrejtësi dhe që e meriton ndëshkimin e Zotit.

6. Ndërmjetësimi tek Allahu i lartësuar me më të dashurën mënyrë të ndërmjetësimit që Ai e dëshiron prej robit, pra ndërmjetësimi nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tij të larta dhe të bukura, ndër të cilat emrat El Haj-ju dhe El Kaj-jum, të cilat ngërthejnë në vetvete kuptimet e të gjitha emrave dhe cilësive të Zotit.

7. Kërkimi i ndihmës, mbrojtjes dhe strehimit vetëm tek Allahu i lartësuar.

8. Të shpresuarit vetëm tek Allahu i lartësuar, për arritjen e çdo të mire dhe për largimin e çdo të keqeje.

9. Mbështetja e plotë vetëm në fuqinë e Allahut dhe distancimi nga aftësitë dhe forcat e tua. Pra lënia e çështjeve plotësisht vetëm në dorën e Allahut të madhëruar i bindur për pushtetin e Tij absolut, për mëshirën dhe drejtësinë e tij absolute dhe i kënaqur me gjykimin dhe caktimin e tij të drejtë dhe të mirë.

10. Të ushqyerit dhe kënaqësia me ajetet e Kuranit. Pra të konsideruarit e Kuranit si ai shiu i pranverës, i imët por i dendur dhe plot bereqet. Aq i ëmbël dhe i butë, por aq i domosdoshëm dhe i mirë për krijesat. Të ndriçuarit me dritën e Kuranit dhe largimi nëpërmjet tij i dyshimeve dhe paqartësive në besim. Largimi nëpërmjet Kuranit i dëshirave të shfrenuara dhe mosbindjes ndaj Zotit. Ngushëllimi nëpërmjet tij për çdo humbje dhe dështim për çdo fatkeqësi dhe sprovë. Shërimi nëpërmjet tij i çdo sëmundjeje të shpirtit, kurim ky që largon çdo trishtim, dëshpërim dhe ankth.

11. El istigfaru – kërkimi i faljes.

12. El teubetu – pendimi i sinqertë tek Allahu i lartësuar.

13. El xhihadu në rrugën e Zotit me të gjitha mënyrat e tij.

14. Falja e namazit duke plotësuar të gjitha kushtet e tij.

15. Shfaqja e varfërisë dhe nevojës së madhe tek ndihma e Allahut dhe tregimi i pamundësisë tënde për të arritur të mirat dhe për t’u ruajtur nga të këqijat, pa ndihmën e Allahut të lartësuar. Pra, lënia e çështjeve të tua në dorën e Allahut, duke treguar pamundësinë dhe dobësinë tënde si rob i varfër dhe i nevojshëm për mëshirën e Zotit të tij.