Islame Keshilla Tregime

2 strategjitë që Iblisi i mashtron njerëzit





Prej strategjisë së Iblisit në armiqësinë e tij ndaj njerëzve është ndarja e tyre në dy gupe dhe me sejcilin prej tyre përdor rrugë dhe strategji të caktuar. Kjo është e përmendur në Kuranin e madhërishëm.

Thotë Allahu i madhëruar: (Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se më dëbove, unë do t’ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largoj nga rruga e drejtë! Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.” Këtyre, shejtani ua zbukuron të këqiat dhe i josh në to, thjesht ua zbukuron epshet dhe i mashtron nëpërmjet tyre. Menjëherë sa shikojnë ndonjë haram bien në të. Këtyre mjafton që shejtani t’ua zbukurojë epshet dhe ata bien viktimë e tyre. Vetëm të sinqertët nuk bien në kurthin e tij.

Por tek disa të tjerë, kjo nuk është e mjaftueshme. Kërkohet më shumë mund dhe punë për devijimin dhe mashtrimin e tyre. Vesveset janë të pranishme dhe shqetësojnë e godasin çdo njeri. Profeti a.s. ka thënë: “Nuk ka për të ardhur kiameti derisa shejtani ti vijë ndonjërit prej jush dhe ti thotë:“Kush e krijoi këtë,thotë: “Allahu”.“Kush e krijoi atë?thotë: “Allahu”. Pastaj shejtani i thotë;
“Kush e krijoi Allahun?”

Thotë Profeti: “Nëse dikush gjen këtë vesves në veten e tij le të kërkojë ndihmë dhe strehim tek Allahu duke thënë eudhu bil-lâhi minesh-shejtanir-raxhim!”, le të fryjë e pështyjë nga e majta e tij dhe le të lexojë suren Ihlas (kul huellahu ehad).” .

Vesveset pra, janë të pranishme tek çdo kush dhe në çdo kohë. Njëherë sahabet shkuan tek profeti a.s. dhe i thanë: O i dërguari i Allahut ne gjejmë në veten tonë mendime, që do të ishte më mirë për ne të rëzoheshim nga qielli në tokë vetëm që të mos na vinin ndër mend. Në një transmetim thuhet: “do të dëshironim që të bëheshim shkrumb dhe qymyr i zi dhe i përvëluar vetëm e vetëm që të mos na vinin të tilla mendime.”. Atëherë Profeti a.s. u tha:“vërtet i gjeni këto mendime t’ju vërtiten në shpirt?Thanë: “Po.”Tha: “Ky është imani i qartë.” . Në një transmetim tha: “falenderimi i takon Allahut që çështjen e tij e kufizoi që të jetë thjesht vesves.” Pra nëse gjen vesvese në veten tënde dhe i largon duke kërkuar mbrojtje tek Zoti, falendero Zotin e lartësuar.

Prandaj i lartësuari në Kuran na porosit që të mos ndjekim hapat e shejtanit. “O ju që keni besuar hyni në islam tërësisht dhe mos ndiqni hapat e shejtanit”. Ai i mallkuar me strategjinë e tij të tërheq hap pas hapi. E keqja sjell të keqen dhe gjynahun pasardhës. Prandaj Alkametu ibnu Kajs, një nga zuhhadët dhe tabiinët më të njohur në Basrah, thoshte gjithmonë: “Uallahi! Unë punoj punë të mira sepse shpresoj në punën e mirë më të madhe që vjen pas saj dhe, largohem nga punët e këqia sepse kam frikë nga gjynahu pasardhës që është më i madh se paraardhësi.”

Ndër mënyrat e tij, është se ai të preokupon me një punë të mirë që është më pak e dobishme se ajo që je duke punuar, thjesht për të dëmtuar me çdo mënyrë.
Ja një rregull i dobishëm i sjellë nga ibnul Kajimi për të mësuar si të veprosh në të tilla raste. Ai thotë: “Nëse je duke punuar një punë të mirë dhe të vjen i mallkuari e të josh e të nxit për ta lënë atë punë dhe për të bërë një punë tjetër të mirë, ti mos e dëgjo dhe mos iu bind. Fillimisht mbaroje punën e nisur dhe pastaj kalo tek puna tjetër. Ai përsëri do të vijë dhe të të nxitë për diçka tjetër, por ti vepro në të njëjtën mënyrë.” Nëse vepron gjithmonë në këtë mënyrë, nuk ka për të të ngacmuar kurrë në të tilla drejtime.”. kështu pra në këtë mënyrë ne e luftojmë shejtanin me mënyrën e saktë dhe jo thjesht me arsyen tonë. Shejtani nuk mund të luftohet veçse me mënyrën dhe rrugët që Zoti na ka mësuar.