Islame Keshilla

20 THIRRJE TË THJESHTA DHE TË LEHTA !

Sri Lankan Muslim men pray during Friday noon prayers at Mohideen Meththai Grand Jumma Mosque in Kattankudy on April 26, 2019, following a series of bomb blasts targeting churches and luxury hotels on Easter Sunday in Sri Lanka. - Authorities in Sri Lanka on April 25 lowered the death toll in a spate of Easter bombings by more than 100 to 253, admitting some of the badly mutilated bodies had been erroneously double-counted. (Photo by LAKRUWAN WANNIARACHCHI / AFP)

20 THIRRJE TË THJESHTA DHE TË LEHTA

O vëlla, oj motër! Në këto thirrje ka mirësi të shumta prandaj mos i braktis ato për sa kohë ke mundësi t’i veprosh.
1.O Allah, na ndihmo të të përmendim dhe të kujtojmë TY, dhe mos lejo që djalli të na pengojë në këtë punë.
2. O Allah, na ndihmo ndaj armiqve tanë në fe dhe në dunja, nga djajtë dhe nga njerëzit.
3. O Allah, hidhërimin tënd hidhe mbi armiqtë tanë e jo mbi ne.
4. O Allah, na udhëzo në punë të mira dhe bëji të qarta mbi ne të metat e nefsit tonë.
5. O Allah, na e bëj të qartë rrugën e drejtë dhe pasimin e argumentit.
6. O Allah, na ndihmo ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi.
7. O Allah, na bëj të të frikësohemi TY haptazi dhe fshehurazi.
8. O Allah, na bëj të falënderojmë TY për çdo dhunti.
9. O Allah, më bëj të të përmend TY pandërprerë…
10. O Allah, na bëj të jemi të nënshtruar ndaj urdhrave të TU.
11. O Allah, na bëj të devotshëm dhe të përulur ndaj teje.
12. O Allah, na bëj të lutemi shumë.
13. O Allah, na bëj prej të penduarve.
14. O Allah, na i bëj lutjet e tona të jenë të pranuara.
15 O Allah, na i shlyej mëkatet tona.
16. O Allah, na forco në varr kur do të pyetemi nga ana e melekëve.
17. O Allah, na bëj që gjuha jonë të thotë vetëm të vërtetën.
18. O Allah, na udhëzo në rrugën e drejtë.
19. O Allah, na i largo nga zemrat tona: zilinë, mashtrimin dhe urrejtjen.
20. O Allah, na ruaj nga morali i keq.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi