Islame

3 Kohët në te cilat është e ndaluar falja e Namazit !

Është e ndaluar falja pas namazit të sabahut nga koha e lindjes së diellit e deri kur dielli të jetë ngritur ne horizont sa gjatësia e një shtize, kur dielli është në pikën e tij kulmore derisa ai lëviz drejt perëndimit dhe po ashtu dhe pas namazit të ikindisë, derisa dielli të perëndojë.





Ebu Seid ka transmetuar se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Nuk ka namaz pas ikindisë derisa të perëndojë dielli, nuk ka namaz pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli”.

Amër ibn Abese tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut : ” O i Dërguari i Allahut! Më trego në lidhje me namazet!” . Profeti alejhi selam i ka thënë: ” Fale namazin e sabahut dhe pastaj mos u fal derisa dielli të ketë lindur dhe të ngrihet, sepse ai lind midis brirëve të shejtanit. Kjo është koha në të cilën atij i gjunjëzohen jobesimtarët. Pas kësaj kohe falu , sepse namazi yt do të jetë i dëshmuar, derisa hija e një shtize të behet më e vogël se gjatësia e saj.

Pas kësaj, ndaloje faljen, sepse në këtë kohë xhehenemi ushqehet me lënden e tij djegëse. Kur vjen hija ti mund të falesh sepse namazi yt do të jetë i dëshmuar nga ëngjejt , derisa të falësh namazin e ikindisë. Pas tij, largohu nga falja derisa të perendojë dielli, sepse ai perendon ´midis brirëve të shejtanit dhe ajo është koha kur jobesimtarët i gjunjëzohen atij”.

Ukbe ibn Amir ka thëne : ” Janë tre kohë gjatë së cilave profeti alejhi selam na ndaloi nga falja e namazit dhe varrosja e të vdekurve tanë: lindja e diellit derisa të jetë ngritur në horizont , kur dielli është në pikën kulmore të tij dhe kur dielli është duke perënduar , derisa perëndimi i tij të jetë kryer plotësisht.”( Transmeton Muslimi , ahmedi..)