Islame

3 mirësitë që ka kjo lutje..!

3 mirësitë që ka kjo lutje..!





O Zoti ynë! Na jep mirësi në dynja dhe në botën tjetër.Ibn Kerithi (Allahu e mëshiroftë) në komentin e ajetit 201 të sures El Bekare ku Allahu i Lartësuar thotë: “E ka prej tyre që thonë: O Zoti ynë! Na jep neve mirësi në dynja dhe në ahiret dhe na ruaj nga dënimi i zj’arrit.”Ai (Ibn Kethir) Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Kjo lutje përmbledh çdo mirësi në dynja dhe largon çdo të keqe.Mirësia në dynja, përmbledh çdo gjë që kërkohet në të, si:shëndeti, vendbanimi i mirë, gruaja e devotshme, furnizimi i bollshëm, dituria e dobishme, punët e mira, mjeti i rehatshëm, fjalët e mira dhe shumë gjëra të tjera që janë përcjellë nga komentatorët e Kur’anit.Të gjitha këto nuk bien ndesh me njëra – tjetrën, sepse janë pjese e mirësisë në dynja.





About the author

ligjeruesi

Add Comment

Click here to post a comment