Islame Keshilla

A arrihet bereqeti i syfyrit nëse pimë vetëm ujë? Çfar bënte i Dërguari i Allahut..!

Pyetje: A arrihet bereqeti i syfyrit nëse vetëm pimë ujë?

Përgjigje: Po. Syfyri mund të bëhet me çdo gjë. Edhe me ujë bën, në qoftë se nuk ka ushqime. Megjithatë esenca është se syfyri është duhet të jetë ushqim. Por në qoftë se ai nuk ka ushqim i lejohet që të pi ujë. E njëjta gjë vlen edhe me iftarin. Nëse nuk gjen hurme për ta filluar agjërimin e fillon atë me ujë. Profeti a.s e kishte zakon ta fillonte agjërimin me hurma të freskëta. Nëse nuk ka pasur e ka filluar me hurme të thata. Nëse nuk ka pasur as këto ai e ka filluar atë me ujë.