Islame Keshilla

A dëshiron t’i shlyesh mëkatet, të i shtosh shpërblimet dhe t’i ngritësh lartë shkallët tek Allahu?

Nuk ka dyshim se jemi të urdhëruar me istigfarë, duke u bazuar në fjalën e Allahut: ”… kërkoni falje …”.





Nuk është patjetër që ajo të bëhet vetëm atëherë kur bëjmë mëkate, njeriu mund të kërkojë falje për gjëra që ka bërë në të kaluaren e tij, pastaj njeriu mund të gabojë duke mos qenë i vetëdijshëm se ai ka gabuar, apo mund të mëkatoj duke mos qenë i vetëdijshëm se ai ka mëkatuar.

“Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Nuh, 10-12)

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë:
“Lum për atë që gjendet në librin e tij istigfari i shumtë.” (Transmeton Ibn Maxhe dhe Bejhekiu)