Islame

A duhet ta falim namazin e Sabahut pas lindjes së diellit, cilat janë rregullat…!

❓Eselamu alejkum
Neqoftese e fal farzin e sabahut pasi ka lind dielli…dhe deshiron te falesh…sunetet e sabahut..a falen pas farzit. .. dhe a munden te bashkohen te dyja sunetet e sabahut dhe namazit I Duhas?
📌 Përgjigje nga Adelina Kuçana.





Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Ue alejkum selam!

🌱Se pari:

Allahu e ka percaktuar faljen e namazit ne kohen te caktuar, ashtu siç Allahu thote ne Kuran :
( إِنَّ الصَّلَاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا)
“Me të vertete namazi, është detyrë e obligueshme për besimtarë në kohë të caktuar” (Nisa: 103)

Dhe muslimani ben çesht e mundur qe te fale namazet ne kohe.
Koha e namazit te sabahut fillon qe me lindjen e agimit deri ne lindjen e diellit dhe duhet qe te perdoresh mjete qe te ndihmojne ne zgjimin nga gjumi dhe ta falesh ate para lindjes se diellit, sepse siç e permenda edhe ajetin kuranor namazi ka kohen e tij te percaktuar…
Gjithashtu kur Profeti – alejhi selam- eshte pyetur cila veper eshte me e mira tek Allahu?
Eshte pergjigjur:

“Namazi ne kohen e tij.”
Nga ana tjeter Allahu ka permendur ne Kuranin kercenim per ata qe nuk kujdesen per namazin duke mos e falur ne kohen e tij ose duke lene mangët shtyllat dhe detyrat e namazit :
(فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ * الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ)

“Pra shkat’ërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.”
[Sure Ma’un: 4 – 5]

🌱 Se dyti: Nqs ngrihesh nga gjumi dhe ka kaluar koha e namazit te sabahut, atehere fillon te falesh ne fillim sunetet e sabahut, pastaj farzin.
Keshtu ka vepruar Profeti – salallahu alejhi ue selem- kur i zuri gjumi ate dhe sahabet nga namazi i sabahut dhe kur u zgjuan kishte kaluar koha e namazit. Profeti -alejhi selam- fali ne fillim sunetet, pastaj falin farzin e sabahut.

🌱 Së treti: Lejohet bashkimi i suneteve te sabahut me ate te duhase.

Lus Allahun qe te na beje ne dhe ju prej atyre qe e falin namazin ne kohet e tij dhe jane te kujdesshëm ndaj tij dhe pasardhesit tane!
Allahu e di më së miri!





About the author

ligjeruesi

Add Comment

Click here to post a comment