Islame Kuriozitete

A e dini pse avionat dhe zogjtë nuk mund të fluturojnë mbi qabe, a ështe e vërtetë?!!





A e dini pse : avionat dhe zogjtë nuk mund të fluturojnë mbi qabe !?Dje kam dëgjuar një informacion të gabuar rreth Qabesë. Në realitet, po përhapet “fakti” se zogjtë dhe avionët nuk mund të fluturojnë mbi Qabe për shkak të një mrekullie mbinatyrore të cilën Allahu i Plotfuqishëm ia ka dhënë Qabesë, e cila tregon se Islami është e vërteta …E para, ne nuk kemi nevojë ta kërkojmë vërtetësinë e Islamit në shalqi ose në re, në të cilën shkruan emri i Allahut, etj. Ne e kemi Kuranin dhe Sunetin dhe kjo është më se e mjaftueshme për ta provuar të vërtetën e kësaj feje. Këto gjërat tjera, si shalqiri ose cjapi në të cilët është shkruar emri i Allahut të Plotfuqishëm, të gjitha këto janë të debatueshme, dhe shumë syresh janë të rreme.

E dyta, sa u përket avionëve, ata mund të fluturojnë mbi Qabe, por ju është ndaluar fluturimi, sepse kjo shumë do t’i pengonte besimtarët gjatë kryerjes së haxhit dhe umres, pasiqë çdo ditë në kohën e haxhit në aeroportin e Xhiddes, aterojnë më shumë se 800 avionë. Imagjinoni që vetëm 200 prej tyre në ditë të fluturojnë mbi Qabe. Për shkak të kësaj zhurme, autoritetet saudite kanë vendosur që hapësira mbi Mekë të jetë e ndaluar për trafikun ajror. Ka përjashtime, për helikopterët me qëllime të veçanta, përdorimi i kësaj hapësire është i lejuar.E treta, sa ju përket zogjve, ata fluturojnë lirshëm mbi Qabe sa të dëshirojnë. Ka shumë regjistrime të fluturimit të tyre në YouTube.

Prandaj, nuk është e vërtetë se avionët dhe zogjtë nuk mund të fluturojnë mbi Qabe. Këto “fakte” nëse i përdorim, ato vetëm do të na dëmtojnë kur të konstatohet se nuk janë të vërteta.

Abdullah Mujić, përkthim: Miftar Ajdini