Islame Kuriozitete

A e dini se cila është xhamia e parë e ndërtuar në islam?





A e dini se cila është xhamia e parë e ndërtuar në islam?Xhamia e Kubas (Arabisht: مَسْجِد قُبَاء‎, Masjid Qubā) është një xhami e vendosur në periferi të Medinës, Arabia Saudite. Fillimisht, xhamia u ndërtua 6 kilometra larg Medinës në fshatin Kuba, para se Medina të zgjerohej për të përfshirë këtë fshat. Në varësi të faktit nëse Xhamia e Sahabëve në qytetin eritrean Masaua[1] është më e vjetër apo jo, ajo mund të jetë xhamia e parë në botë që daton gjatë jetës së profetit Muhammed në shekullin e 7-të erës së re.

Sipas të dhënave, gurët e parë të saj u pozicionuan nga Muhamedi sapo ai arriti në emigracionin e tij nga qyteti i Mekës në Medinë,[5] dhe xhamia u përfundua nga shokët e tij. Muhamedi kaloi 14 ditë në këtë xhami duke falur namazin qaṣr (arabisht: قَـصْـر, një namaz e shkurtër) ndërsa ishte duke pritur që Aliun të mbërrinte në Medine, pasi ky i fundit qëndroi prapa në Mekë për të kryer disa detyra që i ishin besuar nga Profeti.