Islame Tregime

A e dini se cili Pejgamber është ballafaquar me sprovat më të mëdha, dhe cilat jane ato?

A e dini se cili Pejgamber është ballafaquar me sprovat më të mëdha, dhe cilat jane ato?Pejgamberi Ejub a.s. është ballafaquar me sprovat më të mëdha.





Shikoni vëllezër, Ejubi a.s. ishte në një gjendje materiale, shoqërore, psikike dhe në një nivel të lartë, për t’ia pasur lakminë ç’do kush.Kështu jetoi plot 50 vite, pa asnjë brengë. Pas kësaj lumturie dhe begatie, Allahu xh.sh. deshi ta sprovoj me një sprovë të madhe.Andaj në shembullin e Ejubit a.s. mund të gjejnë ngushëllim ata që janë në fatkeqësi, ndërsa mësim mund të marrin ata që janë në begati.

Sprova e parë ishte që Allahu ia murr tërë pasurinë dhe Ejubi a.s. mbeti i varfër. Të gjitha të hollat që i kishte futur në tregti dhe bujqësi humbën.Sprova e dytë: I vdiqën të gjithë fëmijët.Sprova e tretë:Të gjithë robërit u detyrua t’i shes dhe në fund mbeti pa asnjë shërbëtorë.Sprova e katërt që Allahu e sprovoi ishte sëm’undja që e bëri të palëvizshëm.Miqtë e braktisën duke u frikësuar nga sëmu’ndja që e kishte godi’tur.Të gjithë e braktisën, përveç bashkëshortes dhe dy shokëve të ngushtë. Tërë dynjaja e la!Ndërsa ne sot nga sprova më e vogël fillojmë të pyesim.Çka kam bërëPse unë, i cili nuk ia dua të keqen askujt?etj.

Allahu në Kur’anin fisnik thotë: “E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”dhe pastaj vijon verseti: “Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron) ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar” “Jo,nuk është ashtu!(punoni edhe më zi) ju nuk e përfillni bonjakun” (El-Fexhr, 15-17).Ejubi a.s, pejgamber i dashur i Allahut, i humbi të gjitha dhe mbeti pa asgjë, pa fëmijët e dashur, pa shokë e miq, të gjithë e braktisën.Ky është mësim për gjithë ata që nuk e njohin mossuksesin.Lëshohuni në tokë, mos lejoni që dynjaja t’ju verboj dhe të harroni se jeni robër të Zotit që jeni të varur nga mëshira e Tij.