Islame Kuriozitete

A e dini se cili Pejgamber ka lindur pa baba ?

A e dini se cili Pejgamber ka lindur pa baba ?Pejgamberi i cili ka lindur pa baba është Isai a.s.Lidhur me lindjen e tij, thotë Zoti në Kuran:”Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje, duke e fshehur veten nga ata. – ajo jetonte në lindje të Jerusalemit, larg syve të njerëzve.Ajo nuk lejonte askënd ta vizitojë dhe nuk vizitonte askënd.Të afërmit ia dërgonin ushqimin pranë derës dhe ajo e merrte më pas, ashtu siç merrte furnizim edhe nga vetë Zoti.





Vetëm Zekeria a.s kishte të drejtë ta vizitojë. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, asaj i shfaqet Xhibrili a.s në dhomën ku ishte izoluar dhe adhuronte Zotin – Ne i dërguam Shpirtin Tonë, i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë. – ishte një njeri i hijshëm dhe pa asnjë të metë – Ajo i tha:“Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.

–nëse beson dhe i frikësohesh Zotit, mos më prek me dorAi tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.”Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!” Iu përgjigj: “Kështu është! Zoti yt ka thënë:‘Kjo për Mua është e lehtë.Ne do ta bëjmë atë shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë’.Dhe kjo është punë e kryer.” (Merjem, 16-21)