Kuriozitete

A është e vërtetë që ky gur në Jerusalem rri përmbi tokë pa e mbajtur askush? Kjo është e vërteta !

A është e vërtetë që një gur rri përmbi tokë pa e mbajtur askush në Jerusalem?Kam dëgjuar se ky gur rri që nga koha kur Muhamedi a.s. e bëri miraxhin.Përgjigjja:Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjyk’imit!Është e vërtetë se shumë njerëz mendojnë se ekziston një gur në Kuds (Jerusalem), gjegjësisht në Xhaminë e Aksasë, i cili rri në ajër, i varur pa e mbajtur asgjë.

Ky gur emërtohet Guri i Berakut dhe mbi të qëndron kubeja e Xhamisë.E sakta është se ky gur nuk qëndron në hapësirë, por është i ngjitur në një anë me kodrën dhe guri i dalë është pjesë e asaj kodre.Gjendja e këtij guri nuk ka gjë të jashtëzakonshme, por është një gur si çdo gur tjetër.Sido që të jetë, thëniet se ky guri qëndron në hapësirë dhe se melaiket e mbajnë ashtu janë lajme shumë të vjetra që njerëzit i kanë përcjellë para shumë kohe, por shumë dijetarë islamë e kanë sqaruar se këto thënie nuk janë të sakta.Ndër ata dijetarë të cilët e kanë përgënjeshtruar këtë pretendim është komentatori i njohur hanefi, Imam El Alusi, në librin e tij:“Ruhul Meani”, gjatë tefsirit të sures “El Isra”.Gjithashtu edhe
Ibën Kajimi në librin:“Nakdul Menkul”.Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi