Facebook Twitter Instagram
    Wednesday, July 6
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook Instagram YouTube TikTok Twitter
    Ligjeruesi
    Ligjeruesi
    • Ballina
    • Lajme

      Eurodeputeti austriak: Kosova pagoi lirinë me gjak, nuk ia përmbushët premtimet që ia dhatë

      4 mins ago

      Regjistrohen shifra alarmante me COVID-19/ kaq të infektuar në 24 orët e fundit

      24 mins ago

      20-vjeçarit të dyshuar për therjen e dy të rinjve në Matiqan, Policia i gjeti edhe drogë në trup

      58 mins ago

      Sulmohet me mjet shpërthyes vetura e zyrtarit policor në Deçan

      1 hour ago

      Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore mes thatësirës më të madhe në 70 vjet

      2 hours ago
    • Islame
      1. Hadithe
      2. Tregime
      3. View All

      Si sillej profeti (alejhi selam) kur e shqetësonin njerëzit…!?

      2 hours ago

      Thuaje shtatë herë këtë lutje nëse do që Xheneti të bëjë dua për ty..!

      2 hours ago

      I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Nëse një grua e Xhenetit do të shfaqej në këtë botë, ajo do ta…!

      2 hours ago

      Për kend thotë Allahu i Madhërishem ” Ne Ja paraqitem qiejve, tokës dhe maleve por ata refuzuan ta mbartin atë.

      2 hours ago

      Historia interesante e Kurban Bajramit, Ibrahimi a.s tha: “O djali im, kam parë në ëndërr të të flijoj…!

      1 day ago

      Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu…!

      2 days ago

      5 Shkaqet që ju pengojnë në faljen e namazit të sabahut…!

      3 days ago

      Amr ibn el-Asin: “E pashë Pejgamberin (alejhi selam) duke bërë tavaf rreth Qabesë dhe thoshte:

      5 days ago

      Si sillej profeti (alejhi selam) kur e shqetësonin njerëzit…!?

      2 hours ago

      Thuaje shtatë herë këtë lutje nëse do që Xheneti të bëjë dua për ty..!

      2 hours ago

      I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Nëse një grua e Xhenetit do të shfaqej në këtë botë, ajo do ta…!

      2 hours ago

      Për kend thotë Allahu i Madhërishem ” Ne Ja paraqitem qiejve, tokës dhe maleve por ata refuzuan ta mbartin atë.

      2 hours ago
    • Këshilla
    • Kuriozitete
    • Mjekësia
    • Shëndetësi
    Ligjeruesi
    Home»Lajme»A është zgjidhje tërheqja e parave nga Trusti?
    Lajme

    A është zgjidhje tërheqja e parave nga Trusti?

    By E.K1 month ago4 Mins Read
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    FacebookTwitterPinterestLinkedIn





    Për disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, tërheqja e një shume parash nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës do të ishte ndihmesë e madhe për të përballuar trendin e rritjes së çmimeve të konsumit.

    “Të mbulojmë së paku diçka – atë që është shtrenjtuar”, thotë Gyltene Sedreni, e cila punon në një dyqan në Prishtinë.

    “Për shkak të krizës që na ka kapluar – kështu ad hoc – [tërheqja e parave] është më e domosdoshme se kurrë”, thotë edhe Aida Humolli, shërbyese civile në administratën shtetërore të Kosovës.

    Shaban Mustafa, nga Gjilani, i cili thotë se punon në një bankë, pajtohet se tërheqja e mjeteve është zgjidhje në këtë kohë, por shton se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë më pas mënyra për t’i rimbursuar ato.

    Krijimi i mundësive ligjore, që qytetarët e Kosovë të tërheqin deri në 30 për qind të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale – apo siç njihet ndryshe Trusti – ka ditë që ka shkaktuar debat në Kosovë, me argumente për dhe kundër.

    Propozimin e tillë e ka bërë më 9 mars subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, përmes një projektligji të dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.

    Më 16 maj, kjo parti, bashkë me subjektin tjetër opozitar, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta sjellë në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

    Arsyetimi i tyre ka qenë që t’iu ndihmohet qytetarëve të përballojnë rritjen e çmimeve të konsumit.

    Abelard Tahiri, nga PDK-ja, tha të hënën se Komisioni për financa dhe transfere i Kuvendit të Kosovës pritet ta trajtojë projektligjin të martën, ndërsa javën e ardhshme, shtoi ai, mund të pritet shqyrtimi i tij në Kuvend.

    Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por edhe Qeveria e Kosovës kanë thënë se nuk e përkrahin tërheqjen e mjeteve nga Trusti, me arsyetimin se kjo nuk i ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vetë përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët.

    Ramosaj: Të ruhet dinjiteti i qytetarëve

    Profesori i ekonomisë, Berim Ramosaj, thotë se propozimi për tërheqjen e përqindjes së caktuar të mjeteve të kursyera nga kontributdhënësit, nuk gjen mbështetje në argumente, as në aspektin politik e social dhe as në të drejtën qytetare.

    Argumenti që është kundër kësaj nisme, sipas tij, është fakti se Trusti nuk është fond i kursimeve të qytetarëve, por është fond mirëbesimi.

    Ai, shton Ramosaj, do të shërbejë për ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve kontributpagues, pas moshës 65-vjeçare dhe daljes së tyre në pension.

    “Kjo do të thotë sikur dikush të ndërhyjë te ti, që të stimulojë t’i shpenzosh paratë tua… Në qoftë se ka deputetë të tillë, të cilët dëshirojnë ta nxjerrin qytetarin e Kosovës si kontributdhënës nga investitori potencial – me ato mjete sado të nivelit të ulët – në konsumues të drejtpërdrejtë, [ata] nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë, në kuptimin e ruajtjes së dinjitetit qytetar. Ndërsa, sa i përket të drejtës së tyre, si nismë në Parlament, ata gjithë ditën e kanë atë të drejtë”, thotë Ramosaj.

    Limani: Tërheqja e mjeteve nga Trusti, shpatë me dy tehe

    Por, mendim tjetër ka profesori i ekonomisë në pension, Musa Limani. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se mjetet e Trustit janë mjete personale dhe individuale të punëtorëve dhe jo fond i përbashkët.

    Marrë parasysh, sipas tij, nivelin e lartë të çmimeve dhe nivelin e ulët të pagave përballë këtyre çmimeve, Kuvendi “duhet të miratojë projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti”.

    Profesor Limani thotë se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e zgjidh krizën ekonomike në vend, por mund ta zbusë situatën e vështirë ekonomike të disa qytetarëve.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni KETU





    Lexo Gjithashtu

    Eurodeputeti austriak: Kosova pagoi lirinë me gjak, nuk ia përmbushët premtimet që ia dhatë

    4 mins ago

    Regjistrohen shifra alarmante me COVID-19/ kaq të infektuar në 24 orët e fundit

    24 mins ago

    20-vjeçarit të dyshuar për therjen e dy të rinjve në Matiqan, Policia i gjeti edhe drogë në trup

    58 mins ago
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • Pinterest
    • YouTube
    • TikTok

    TË FUNDIT

    Eurodeputeti austriak: Kosova pagoi lirinë me gjak, nuk ia përmbushët premtimet që ia dhatë

    By A.H4 mins ago

    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos-liberalizim vizash për Kosovën, duke theksuar…

    Regjistrohen shifra alarmante me COVID-19/ kaq të infektuar në 24 orët e fundit

    24 mins ago

    20-vjeçarit të dyshuar për therjen e dy të rinjve në Matiqan, Policia i gjeti edhe drogë në trup

    58 mins ago

    Sulmohet me mjet shpërthyes vetura e zyrtarit policor në Deçan

    1 hour ago

    TË TJERA

    “Profesioni” më fisnik është pajtimi i gjaqeve thotë hoxha nga Mitrovica

    By A.H5 months ago

    Më 2 shkurt të vitit 1990, Anton Çetta pati nisur iniciativën e faljes së gjakut.…

    Për një mizë një njeri hyri në Xhehennem e tjetri në Xhennet…

    1 month ago

    Këto 10 gjëra të ndihmojnë që të mos biesh në gjynah

    3 weeks ago

    Music of the Previous Generations Is Hot Again This Year

    January 5, 2021
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Faqja "Ligjeruesi" u krijua më 26 Janar 2016!
    Punën e filloi me një angazhim të fuqishëm mediatik e cila vazhdon të jetë në shërbim për te informuar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme për publikun Shqiptarë.

    Për më shumë:

    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn VKontakte
    TË FUNDIT

    Eurodeputeti austriak: Kosova pagoi lirinë me gjak, nuk ia përmbushët premtimet që ia dhatë

    4 mins ago

    Regjistrohen shifra alarmante me COVID-19/ kaq të infektuar në 24 orët e fundit

    24 mins ago

    20-vjeçarit të dyshuar për therjen e dy të rinjve në Matiqan, Policia i gjeti edhe drogë në trup

    58 mins ago
    IMAZHE
    Ascend
    terns
    casual
    riders on the storm
    chairman
    mood
    monument
    liquid cancer
    blue
    basement
    ditch
    stars
    Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2022. Ligjeruesi.
    • Ballina
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Terms of Use
    • Privacy Policy
    • DMCA Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.