Islame Keshilla Kuriozitete

A keni ditur për vlerat e mëposhtme të sadakës

– Sadaka është një nga portat e xhenetit;

– Sadaka është një nga veprat më të mira, kurse sadaka më e mirë është të ushqehet i urituri;

– Ditën e Gjy’kimit, sadaka do ta mbrojë atë që e ka dhënë dhe do ta largojë nga zjarri i xheh’enemit;

– Sadaka e shuan zemërimin e Zotit tonë, Allahut të Plotfuqishëm, dhe nxehtësinë në va’rr;

– Sadaka është gjëja më e mirë dhe më e dobishme që mund të dhurohet në dobi të të vd’ekurve tanë;

– Sadaka nënkupton pastrimin e shpirtit dhe shumëzimin e sevabeve dhe veprave tona të mira;

– Sadaka është shkaku i lumturisë dhe kënaqësisë në këtë botë dhe dritë në fytyrën e atij që jep sadakë, në Ditën e Gjy’kimit;

– Sadaka është mbrojtje dhe siguri në Ditën e fri’kës më të madhe dhe ajo e dëbon pikë’llimin për atë që ka kaluar;

– Sadaka është shkaku i faljes dhe fshirjes së mëk’ateve;

– Sadaka është një nga parandjenjat e një fundi të mirë dhe të lumtur të kësaj bote dhe arsye për lutjen e melekut për atë që jep sadakë;

– Ai që jepshumë sadakë është nga njerëzit më të mirë, kurse shpërblim nga sadaka do të kenë të gjithë ata që marrin pjesë në të;

– Atij që jep sadakë i premtohet mirësi e madhe dhe shpërblim i pamatshëm;

– Dhënia e sadakës është karakteristikë e njerëzve të devotshëm dhe shkak që ta duan njerëzit;

– Sadaka është shenjë e fisnikërisë dhe bujarisë;

– Sadaka është shkaku i përgjigjes ndaj lutjeve dhe eleminimit të telasheve;

– Sadaka i parandalon vështirësitë dhe i mbyll 70 porta të së keqes dhe fatke’qësive në këtë botë;

– Sadaka është shkaku i rritjes së pasurisë dhe fitores;

– Sadaka është ilaç dhe shërim;

– Sadaka është mbrojtje nga zj’arri, përmbytja, vjedhja dhe përfundimi i keq i jetës së kësaj bote;

– Shpërblimi dhe sevabi i sadakës janë të garantuar, edhe nëse ka të bëjë me kafshët.

Përkthim: Miftar Ajdini