Islame Keshilla

A LEJOHET QË MUSLIMANËT TA FESTOJNË VITIN E RI

A lejohet Festimi i vitit të ri ?!





Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kahmoti ka thënë një fjalë, që në ditët tona shohim realizimin e saj. Ai tha: “Do t’i pasoni traditat e popujve që kanë qenë parajush, pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse hynë në vrimën e hardhucës do t’i pasonit”. (Buhariu, Muslimi)

Prej fatkeqësive që i kanë goditur muslimanët, përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu, është po ky realitet, përgjasimi i tyre me të pafetë, jehudët dhe të krishterët.
Shpeshherë i
sheh disa prej tyre duke imituar traditat e të huajve, veshëmbathjen e tyre, madje edhe duke i madhëruar festat tyre.

Konflikti ndërmejt të vërtetës dhe të pavërtetës do të jetë prezent deri sa ekziston bota. Përngjasimi i një grupi të muslimanëve më të devijuarit dhe nga ana tjetër mbetja e një grupi i cili do të përqëndrohet në të vërteten janë ligje të paracaktuara të Allahut. Kjo nuk do të thotë që t’i nënshtrohemi këtij realiteti të hidhur e as të ndjekim rrugën e të humburve sepse ai i cili na ka paralajmëruar për këtë kohë na ka tërhequr vërejtjen që mos të bëhemi pre e saj.

Pikërisht festimi i Viti të Ri sipas kalendarit Gregorian, na bën të qartë atë që përmendëm më lartë, duke patur parasysh faktin se festa e Vitit të Ri është festë e jomuslimanëve. A thua vallë ka fatkeqësi më
të madhe se pasimi i armiqve dhe zënia e tyre për miq?!