Islame

A mund ta fal namazin e vitrit me tri rekate, pesë, shtatë apo nëntë?





Ka thënë dijetari Muhammed bin Salih El Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

“Lejohet që Vitri të falet tri rekate, pesë, shtatë dhe nëntë.

Nëse e fal tri rekate ka dy forma:

#Forma_e_parë; T’i fali tri rekate me një ulje në rekatin e tretë, pra me një teshehud në fund.

#Forma_e_dytë; Të jap selam pas dy rekateve dhe pastaj të fal një rekat.

Të dyja këto forma kanë ardhë në traditen profetiket. Nëse vepron një herë të parën e një herë te dytën kjo është diçka e mirë.

Pra, lejohet t’i fali tri rekate me një selam por me një teshehud e jo me dy teshehude, sepse nëse e fal me dy teshehude i ngjason namazit të Akshamit dhe për këtë ka ardhë ndalesë nga profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-, që namazi i Vitrit të mos i ngjasojë namazit të Akshamit”.

Sherh El Mumtii 4/14-16.
Brulind Callari