Islame Keshilla Kuriozitete

A mund te shihet fizionomia e Muhamedit (alejhi selam) duke qene ne kete bote ?

A mund te shihet fizionomia e Muhamedit (alejhi selam) duke qene ne kete bote ?

Abdullah ibn Mes’udi thotë se Pejgamberi (alejhi selam) i kishte thënë: “Kushdo që më sheh në ëndërr, në të vërtetë më sheh, sepse shejtani nuk mund të marrë trajtën time.”.Profeti Muhamed u lind të hënën me 20 Prill 571 në Mekë të Arabisë. Familja Hashimite së cilës i përkiste, ishte një degë e fisit fisnik e të fuqishëm Kurejsh. Babai i tij Abdullahu ishte një tregtar dhe vdiq përpara se ai të lindte.

Nëna Emine jetoi derisa ai u bë gjashtë vjeç. Muhamedi jetim u mor nën mbikëqyrje së pari nga gjyshi Abdumuttalib për dy vjet dhe më vonë nga xhaxhai Ebu Talibi sipas amanetit të gjyshit.Profeti i fundit ishte fryti i lutjes së Profetit Ibrahim, i lajmeve të mira të Isait dhe i ëndrrës së nënës së tij Emine. Pasi ndërtoi Qaben, Profeti Ibrahim iu lut kështu Allahut:

“Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiri i tyre të dërguar që t’ua lexojë atyre ajetet e Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndyrësisë dhe idhujtarisë) ata. S’ka dyshim, Ti je Ngadhënjyesi, i Dituri.” (Bekare 2:129) Isai u foli atyre që ishin pranë tij rreth Profetit që do ta pasonte të quajtur “Ahmed.” Nëna e Muhamedit, Emine, pa një ëndërr në të cilën asaj iu tha: “Ti mban në mitrën tënde udhëheqësin e njerëzve” dhe kur ai lindi ajo tha: “Unë ia lashë nën mbrojtje Të Vetmit (Allahut) për ta ruajtur nga e keqja e çdo lakmitari”; dhe pastaj ia vuri emrin Muhamed.”