Islame Kuriozitete

A prishet namazi nëse zbulohet ndonjë pjesë e trupit, mbulimi i së cilës është obligim në namaz?

A prishet namazi nëse zbulohet ndonjë pjesë e trupit, mbulimi i së cilës është obligim në namaz?A prishet namazi nëse zbulohet ndonjë pjesë e trupit, mbulimi i së cilës është obligim në namaz?Këtë çështje mund ta përmbledhim në këtë mënyrë:





1. Nëse pjesa e trupit është zbuluar qëllimisht, sado qoftë masa e zbuluar, pak apo shumë dhe sado qoftë kohëzgjatja e zbulimit, pak apo shumë, atëherë namazi është i prishur.

2.Nëse pjesa e trupit nuk është zbuluar qëllimisht dhe masa e zbuluar e saj është pak, atëherë namazi nuk prishet.

3. Nëse pjesa e trupit nuk është zbuluar qëllimisht dhe është në masë të madhe, por kohëzgjatja e zbulimit është e shkurtër, atëherë namazi nuk prishet.

4. Nëse pjesa e trupit e zbuluar është në masë të madhe, por zbulimi nuk ishte i qëllimshëm dhe kohëzgjatja e zbulimit ishte e gjatë, siç mund ta kuptojë pas përfundimit të namazit apo në fund të tij, atëherë në një rast të tillë namazi konsiderohet i prishur.

Shejh El-Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – në librin e tij:“Sherh el-mumti”