Islame

Ai është i vetmi njeri të cilin nëna e tij e lindi ne brendësinë e Qabesë. Kush ishte ai ?

Një nderë i madh për të dhe për nënën e tij.Kush është? Emri i tij i plotë është Hakim ibn Hizam ibn Hevejlid ibn Esed ibn Abdu’uliz ibn Kasi ibn Kilab Ebu Halid El Kureshi el Esed.Hatixhja r.a. gruaja e Pejgamberit tonë dhe nëna jonë, ishte halla e tij, ndërsa sahabiu i njohur Zubejr ibn Avam ishte djali i axhës së tij.

Ky sahabi ka jetuar 120 vjet, siç transmeton imam Buhariu: “Hakim ibn Hizam ka jetuar 120 vjet: 60 vjet në xhahilijet dhe 60 vjet në Islam.”Si ka ndodhur kjo?Një rast derisa Qabeja ishte hapur për vizitorët me rastin e një ceremonie, nëna e tij ishte shtatzënë dhe kur hyni në Qabe i erdhën dhimbjet e lindjes, u ul në mes të Qabesë dhe pas disa momenteve e lindi një djalë të shëndosh që e emërtoi Hakim.