Hadithe Islame

Ai person i cili e thotë këtë lutje vdes në natyrë të pastër islame, cila është kjo lutje (HADITH)

Lutja arabisht, Latinisht dhe shqip!

اللهم إني أسلمت نفسي إليك, وفوضت أمري إليك ووجهت وجهي إليك, وألجأت ظهري إليك, رغبة ورهبة إليك, لا ملجأ ولا منجى منك إلا إليك, آمنت بكتابك الذي أنزلت ونبيك الذي أرسلت

All-llahumme eslemtu nefsi ilejke ve fevvedtu emri ilejke ve vexhxhehtu vexhhi Ilejke, ve elxhe’tu dhahri ilejke, regbeten ve rahbeten Ilejk la melxhe’e ve la menxha minke il-la ilejke, amentu bi kitabik el-ledhi enzelte ve bi nebijjikel-ledhi erselte

O Allahu im, unë ta dorëzova Ty shpirtin tim. Ty ta kam dorëzuar çështjen time dhe fytyrën time e ktheva kah Ti. Tek Ti strehova shpinën time me dëshirë dhe frikërespekt. Nuk ka shpëtim dhe as strehim përveç se tek Ti; unë Kam besuar në librin Tënd, Kuranin të cilin e ke zbritur dhe e kam besuar lajmëtarin tënd, Muhamedin të cilin e dërgove.

I Dërguari ka thënë: “Kur dëshiron që të shtrihesh për të fjetur, merr abdes sikurse për në namaz, pastaj shtriju në krahun e djathtë dhe thuaj: (hadithin)” “Ai person i cili e thotë këtë lutje ka thënë se vdes në natyrë të pastër islame”. Buhariu “Fet’hul-Bari” 11/113, Muslimi 4/2081