Lajme

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, vdesin dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Orllan të Podujevës.
Si pasojë e këtij aksidenti, humben jetën dy persona, ndërsa të lënduar janë 9.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.





Njoftimi i plotë:
Vdesin dy persona në aksident trafiku
Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje.
Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janëë duke u marrë me rastin.

Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.