Islame Keshilla

Arsyet që e lejojnë faljen e namazit me vonesë (kaza)

Arsyet që e lejojnë faljen e namazit me vonesë(kaza):Gjumi, harresa të mos i kujtohet falja e namazit deri sa të hyjë koha e namazit tjetër ose i sëmuri. Këta që i përmendëm duhet që namazin ta falin kaza në atë kohë që u kujtohet ose shërohen. Namazi kaza falet ashtu siç i ka kaluar koha e vet, nëse i kalon koha duke qenë mysafir do ta falë kaza sikur mysafir (dy reqate). Me rastin e faljes së namazeve të kaluara, duhet ruajtur radhën e namazeve që falë kaza, p.sh. më parë sabahu pastaj drekën, ikindinë…etj.