Lajme

Autobusi me mërgimtarë nga Kosova aksidentohet në Serbi

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.





Në një fotografi shihet autobusi i një kompanie turistike Kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.