Islame Keshilla

Bëj dua me ketë lutje, Allahu i Lartësuar ka për ta lavdëruar dhjetë herë (tek melekët)

MIRËSIA QË KEMI, KUR BËJMË ‘SALAVAT’ PËR PEJGAMBERIN.

Pejgamberi a.s ka thënë:“Kush bën një herë salavat për mua, Allahu i Lartësuar ka për ta lavdëruar dhjetë herë (tek melekët)”.“Mos e bëni va;rrin tim vend feste, ku vini apo grumbulloheni në kohë sezonale të caktuara, por dërgoni salavat-e për mua, sepse salavat-et tuaja më arrijnë kudo që të jeni”.“Koprrac i madh është ai që, kur unë përmendem në prani të tij, nuk bën salavat për mua”[3].“Allahu ka melekë që shëtisin në Tokë dhe më përcjellin selamin e umetit tim”.“Nuk ka njeri që lutet për selam për mua, e që Allahu të mos ma kthejë shpirtin për t’i kthyer selamin”.

Muslimi. Ebu Davudi dhe Ahmedi (Sahih Ebu Davud).Tirmidhiu (Sahih Xhami) Nesaiu (Sahih Nesai). [Për të çuar salavat dhe selam për Pejgamberin, kur përmendim a dëgjojmë emrin e tij, themi: “Ṣal-lall-llãhu ‘alejhi we ‘alã ãlihi we sel-lem”, ose: “‘Alejhiṣ-ṣalãtu wes-selãm”.Selami për Pejgamberin është lutja që Allahu t’i japë atij paqe dhe ta ruajë nga të këqijat].

About the author

ligjeruesi

Add Comment

Click here to post a comment