Islame Keshilla Tregime

Besimtari që shiste banane dhe po lexonte Kur’an ! (Tregim në kohën e Muhammedit a.s)





Besimtari që shiste banane dhe po lexonte Kuran…Vërtet, të devotshmit i drejtohen të Lartësuarit në çdo hap, në çdo punë, ata nuk i pengon tregtia që ta përmendin Allahun e Lartësuar, ta kryejnë namazin, ata e fitojnë këtë dhe botën tjetër.Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:24:37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.

Një rast i një tregtari në kohën e Muhammedit ﷺ:Urva r.a. tregon se Pejgamberi ﷺ i dha atij një dinar që t’i blinte një dele, ndërsa ai arriti të blinte dy dhen me ato para. Pastaj ai e shiti njërën dele me një dinar dhe i çoi të Dërguarit të Allahut a.s. një dinar dhe një dele. Atëherë Pejgamberi ﷺ iu lut Allahut që ta bekonte atë në tregtinë e tij. Kështu Urva gjithnjë fitonte (në çdo shitblerje) edhe sikur të blinte dhe. (3642)

Edhe djali lart në foto, shihet se krahas tregtisë me banane, po tregton edhe në tregun e veprave të tjera të mira qoftë edhe duke qenë në një ambient të hapur.O Allah, ndihmo të gjithë vëllezërit dhe motrat tona muslimane që të recitojnë Kuranin e Shenjtë me përsosmëri dhe ta recitojnë atë duke kuptuar dhe mësuar kuptimin e tij. Amiin