Islame Keshilla Tregime

Biseda e Musait me Zotin e tij !

Ebu Hurejrah përcjell se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të – ka thënë: “Musai e pyeti Zotin e tij për gjashtë cilësi, të cilat mendonte se i kishte vetëm ai, ndërsa të shtatën Musai nuk e pëlqente.





I tha: O Zot. Cili prej robërve të Tu është më i devotshmi?

Zoti i tha: Ai që Më përmend dhe nuk më harron.

I tha: Cili prej robërve të Tu është më i udhëzuari?

Tha: Ai që pason udhëzimin.

I tha: Cili prej robërve të Tu gjykon më mirë?

Tha: Ai që gjykon për njerëzit ashtu siç gjykon edhe për vete.

I tha: Cili prej robërve të Tu është më i dijshmi?

Tha: Ai që nuk ngopet me dije dhe, që grumbullon dijen e të tjerëve dhe ia shton dijes së tij.

5. I tha: Cili prej robërve të tu është më krenari?

Tha: Ai që kur ka mundësi fal.

6. I tha: Cili prej robërve të Tu është më i pasuri?

Tha: Ai që kënaqet me atë që i jepet.

7. I tha: Cili prej robërve të tu është më i varfri?

Tha: Ai që i duket pak ajo që ka dhe, që kërkon gjithëmonë më shumë.

Tha i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem: Nuk është pasuria me mall të shumtë, por pasuri është pasuria e shpirtit. Dhe kur Allahu i dëshiron të mirën dikujt, ja vendos pasurinë në shpirtin e tij dhe, devotshmërinë në zemrën e tij. Dhe kur Allahu ia dëshiron të keqen dikujt, ia vendos varfërinë para syve të tij.”

Es Sahihah (3350)





About the author

ligjeruesi

Add Comment

Click here to post a comment