Islame Keshilla Lajme

Çfare ndodh me ata qe flen gjume ne kohen e sabahut !

Ka thënë dijetari i madh, Abdulaziz Bin Baz -Allahu e mëshiroftë-:





“Kjo është një bela (fatëkeqësi) dhe një e keqe e madhe, në të cilën kanë rënë shumë prej muslimanëve, Allahu na ruajttë prej kësaj.
Ngrihet personi për nevojat e kësaj bote dhe për hakun (të drejtën) e krijesës dhe #nuk_ngrihet_për_hakun_e_Allahut!!!”

I shikon disa njerëz që e kalojnë më të shumtën e natës para ekranit të televizorit apo të telefonave të zgjuar, e kur duhet të zgjohen për namazin e Sabahut janë shumë të lodhur, i ka zënë gjumi dhe Allahu e di se në ç’orë e falin Sabahun, që unë mendoj (qofsha dhe i gabuar) se ata nuk e falin Sabahun në kohën e duhur, por pasi dielli ka lindur.
Një person i tillë është në rrezik të madh.

Një fjalë e urtë popullore thotë:

“Daullet bien për ata që kanë vesh!”

Brulind Callari