Tregime

ÇFARË NDODHË NËSE 99 HERË BËJMË MËKATE, DHE VETËM NJË HERË BËJMË VEPËR TË MIRË

ÇFARË NDODHË NËSE 99 HERË BËJMË MËKATE, DHE VETËM NJË HERË BËJMË VEPËR TË MIRË?‎
Nëse 99 herë veprojmë mirë, por vetëm një herë veprojmë gabim, njerëzit do të na fajësojnë për ‎gabimin e vetëm, dhe do t’i harrojnë 99 të mirat – kështu janë njerëzit. ‎
Mirëpo, nëse 99 herë veprojmë gabim, dhe vetëm një herë veprojmë mirë, Allahu do të na i falë ‎‎99 gabimet, dhe do të na e pranojë veprën e vetme të mirë – ky është Allahu. ‎
Atëherë, pse po vrapojmë pas njerëzve, dhe po ikim nga Allahu ?! ‎
Është e dinjitetshme që ndonjëherë të dorëzohemi dhe në qetësi të tërhiqemi, sepse qëndrimi ‎ynë me ata që nuk e dinë vlerën e dinjitetit, e rrënojnë dinjitetin tonë. Fjalët tona kanë nevojë ‎për avokat; ne i shqiptojmë me pafajësi, kurse të tjerët na i kuptojnë në mënyrë të poshtër.‎
Gabojnë ata kur thonë: “Bota ka ndryshuar!” – bota nuk ka ndryshuar, bota nuk është e mençur ‎për të njohur dhe për të ndryshuar. Zemra, morali, natyra dhe parimet e njerëzve ndryshojnë.‎
Nuk kam gjetur përshkrim më të mirë për jetën, sesa ai që thotë se, jetën e përbëjnë përvojat, ‎nëse nuk mëson nga goditja e parë, atëherë e meriton goditjen e dytë. Nëse nganjëherë të ‎pyesin, pse ti je i pikëlluar, bëju i sinqertë dhe thuaj: “Sepse unë bëj pak istigfar dhe pak e hapi ‎Kuranin…”

Njëri namaz i yti me siguri do të jetë i fundit, pas së cilit do të largohesh nga kjo botë, andaj ‎kujdesu për secilin namaz dhe kryeje në formën më të mirë, sepse ti nuk e di se cili do të jetë i ‎fundit. Sa të mirë janë pleqtë, harresa i përfshinë në të gjitha gjërat, përveç dhikrit për Allahun.‎
Ne të gjithë jemi bosh se kemi shumë mangësi, po mos të ishte mbulesa e Allahut, e cila quhet ‎‎”sitr”, qafat tona do të thyheshin nga turpi i fuqishëm. ‎
Thuaj Elhamdulil-lah, kur e ke më vështirë, por edhe kur je më mirë, kur je në pikëllim, në ‎gëzim, në zemërim dhe në heshtje… ‎
Thuaj Elhamdulil-lah, me gjithë zemër dhe përsërite vazhdimisht, kështu kurrë nuk do të ‎rrëzohesh, pavarësisht nga situata. ‎
Elhamdulil-lah. ‎
Askush për ne nuk është më i mëshirshëm se Allahu. ‎
Allahu na i pranoftë lutjet, na ruajtë nga fatkeqësitë dhe na lartësoftë në Tokë dhe në qiej! ‎Amin!