Islame Keshilla Kuriozitete

Cila është urtësia e ngritjes së duarve në namaz gjatë tekbirit?

Cila është urtësia e ngritjes së duarve në namaz gjatë tekbirit?

Urtësia është madhërimi i Allahut, duke bashkuar në këtë mënyrë madhërimin e Allahut me anë të fjalës (Allahu ekber) dhe veprës si adhurim për Të. Disa dijetarë të tjerë përmendin si urtësi se kjo lëvizje simbolizon largimin e pengesës ndërmjet teje dhe Allahut dhe njeriu zakonisht i ngren gjërat me duart e tij dhe punon me to.

Të tjerë dijetarë përmendin si urtësi se kjo ngritje e duarve është një vepër zbukuruese e namazit, sepse nëse njeriu do të thonte tekbirin vetëm me fjalë pa e shoqëruar edhe me ngritjen e duarve nuk do të dukej kaq i bukur namazi.

Nuk ka asnjë arsye që të gjitha këto urtësi të përmendura të jenë të vërteta së bashku.”Shejh El-Uthejmini në:“ Sherh el-mumti”