Hadithe Islame Keshilla

Cilat janë kriteret e një pune që ajo të pranohet tek Allahu?

Cilat janë kriteret e një pune që ajo të pranohet tek Allahu?

Përgjigjja: Kriteret bazë që një vepër të jetë e pranuar tek Allahu janë tre: besimi, sinqeriteti dhe ndjekja e Pejgamberit(sal-lAllahualejhi ve sel-lem!).

Besimi në Allahun Një dhe të Vetëm, oseveçimi i Allahut në adhurim, duke i besuar dhe duke ia kushtuar adhurimin vetëm ndaj Tij.
Sinqeriteti në besim, në fjalë dhe në vepra, e që është bërja e veprës vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, pa e përlyer atë me dyfytyrësi apo me dëshirën për t’u dukur,

Ndjekja e shembullit të Pejgamberit të Allahut– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! Ashtu siç na ka porositur Allahu i Lartësuar “Atë që jua jep (porosi)i Dërguari merreni, dhe atë që jua ndalon hiqni dorë prej saj. E kijani frikën Allahut, se vërtet Allahu ndëshkon ashpër!”(el-Hashr:7)