Islame Keshilla Kuriozitete Video

Cili është njeriu i fundit që do kaloj urën e Siratit? (LIGJËRATË)





Ura e Siratit është ajo që i ndan njerëzit nga xheneti. Për të hyrë në xhenet, duhet që secili të kalojë mbi këtë urë. Nëse dikush bie, do të thotë që nuk e meritonte xhenetin, pra do të bjerë në xhehnem.Thotë Zoti në Kuran:”Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.” (Merjem, 71)

Pyetja që shtrohet pas këtij ajeti është: Si është e mundur që ajeti është i përgjithshëm, d.m.th që si jo besimtarët ashtu edhe besimtarët do të hyjnë në xhenet?!”

Në fakt, jobesimtarët dhe gjynahqarët do e arrijnë xhehenemin duke rënë nga ura e Siratit. Kurse arritja e besimtarëve është duke kaluar mbi urën e Siratit. Mbi zjarrin e xhehenemit, do të vendoset një urë e madhe, e cila quhet Sirat. çdo njeri e ka detyrë që ta kalojë këtë urë. Njeriu që do ta kalojë urën e Siratit, do të gjendet përballë me derën e xhenetit. Askush nuk mund të hyjë në xhenet, pa kaluar më parë mbi urën e Siratit.