Uncategorized

DASHURI E VONUAR

💔Dashuri e vonuar
📍Kur kthehen fëmijët nga shkolla kthejnë majtas për në guzhinë duke kërkuar nënën e tyre, dhe nuk kthejnë djathtas për nga zyra ime që të kërkojnë për mua, edhe pse zyra ime është përballë guzhinës.
Zakonisht nuk qëndroj shumë duke u menduar për këtë “e anashkaloj”.
📍Nga një herë dëgjoj nënën e tyre duke u thënë: ‘A e përshëndetët babain tuaj?’.. shkoni përshëndeteni’. Ndërmjet kësaj kërkese dhe zbatimit të saj kalon rreth gjys ore. Përsëri nuk qëndroj shumë tek ky veprim “e anashkaloj” gjithashtu.
Sepse rruga nga guzhina deri tek zyra ime ka shumë trafik, prandaj që të arrijnë tek unë u duhet pak kohë e gjatë.
Së fundmi arrijnë tek unë dhe secili më përshëndet por disi e ftohët kjo përshëndetje.
📍Javën e kaluar sapo arriti djali i madh dola rastësisht nga zyra ime dhe pashë që po zgjaste dorën t’i jepte diçka “zonjës nënë”. Kur më pa mua u zmbraps pak dhe e fshehu mbas shpine, ndërsa unë bëra sikur nuk e pashë dhe vazhdova rrugën time…
Kur u ktheva e gjeta duke vënë në gojën e saj një “çokollatë” të çmuar të cilën e kishte blerë me paratë e tij të ditës. Kur më pa mua u turpërua dhe nuk diti si ta ndreqë situatën.
Pas disa sekondave u mundua të nxjerrë nga xhepi i pantallonave xhins një karamele e cila kishte ngjitur në fund të xhepit dhe mbi të ishin ngjitur disa grimca shami letre. Ma dhuroi mua, dhe unë e falënderova për të.
📍Unë nuk qëndroj shumë rreth këtyre”diskriminimeve raciste”, edhe pse çokollata që i bleu nënës së tij ishte e shijshme dhe unë do ta dëshiroja edhe në këto momente, porse nuk mërzitem për animin e tyre të plotë nga nëna e tyre sepse edhe ne ishim kështu e ndoshta edhe më shumë.
Edhe pse lodhja e babait, udhëtimi, mundimi, ngrohtësia e tij janë të mëdha prapë se prapë animi është nga nëna më tepër dhe kjo është një gjë e natyrës së njeriut nuk kemi në dorë gjë për këtë!
🔖Është për tu çuditur se fëmijët nuk e kuptojnë dashurinë e madhe të baballarëve të tyre vetëm se me vonesë, ose mbasi të kenë ikur nga kjo dunja ose mbasi të jenë sëmurë dhe tu ketë humbur oreksi për të jetuar!!.
Dhe kjo dashuri është tepër e vonuar sipas kalendarit prindëror…
Ndërsa tani sa herë humb drejtimin për marrjen e ndonjë vendimi, më ngushtohet bota… apo hezitoj të vendos për ndonjë çështje.. marr frymë thellë dhe them…”Ku je o baba..”⁉️
〽️Sikur ta dija se jeta qenka kaq e shkurtër do të qëndroja shumë më afër babait.
———————
🔆Ne zakonisht e kuptojmë vlerën e një gjëje kur e humbim atë, e kuptojmë vlerën e kripës kur hamë ushqim pa kripë, gjithashtu e kuptojmë vlerën e babait kur vdes dhe vendi i tij mbetet bosh në shtëpi,,,,,
🔅Mbas vdekjes së tij e ndjejnë fëmijët në jetën e tyre mungesën e atij heroi, e ndjejnë mungesën e atij personi i cili me qëndrueshmëri të pathyeshme i drejtonte ata drejt bregdetit të sigurtë…
🔅E gjithë familja me babain në udhëtimin e jetës janë sikur udhëtarët që kanë hipur në një tren për një udhëtim të gjatë.
🔅Nuk e dinë vlerën e tij vetëm nëse treni pëson difekt, dhe atëherë kur trenisti fillon ti humbë shpresat për rregullim të tij edhe pse ai duket aq gjigand…

♻️Babai është i vetmi i cili nuk e ka zili të birin e tij për sukseset dhe hobitë e tij, por përkundrazi sukseset e fëmijës janë krenari dhe lumturi për prindin,,,
♻️Babai është i vetmi që i fsheh mangësitë e fëmijës së tij, i fal gabimet e tij,,,,,,dhe i harron ato…..
♻️Babai është i vetmi i cili dëshiron me gjithë shpirt që fëmija e tij të jetë më mirë se ai në jetën e tij.
♻️Kritika e babait për fëmijën e tij është e dhimbshme në moment por ëshët ilaç shërues me shije të ëmbël mbasi të keshë mësuar prej tij, të jesh drejtuar dhe shëruar.
♻️Kritika e babait del nga anash zemrës dhe jo nga bredia e saj… ku ai më së pari e ndjen dhimbjen e kësaj kritike.
♻️Zemra e babait është dhuratë e pakompensueshme nga Allahu për fëmijët,,,
💫Dhe së fundmi them:
💥Nëna të do me gjithë zemrën e saj..
💥Ndërsa babai të do me gjithë forcën e tij
🌱”…. رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا”
🌱“….“Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël” (Isra’/ 24)

✨Dhe na i përmirëso pasardhësit dhe qëllimet tona.🌹

✍🏻:Përktheu: F.Gurra