Uncategorized

DHE NE TEK AI DO TË KTHEHEMI

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Tregon një burrë i cili ishte duke udhëtuar me makinë për në Mekë. Rrugës prezantova në një aksident makine. Me sa dukej ishte përplasur. Isha i pari që shkova tek ta. Ndalova makinën time dhe u vërsula me shpejtësi për tek ajo që të përpiqem të shpëtoj kush është atje.

E preka me kujdes, shikova brenda saj, zemra më rrihte me shpejtësi, duart më dridheshin, u mbyta në lot, pastaj qava me dënesë. Pamje e çuditshme! Shoferi i makinës kishte rënë mbi timonin e saj, kufomë e palëvizshme duke bërë shenjë me gishtin tregues. Fytyra e tij ishte e ndritshme e mbulonte atë mjekra e dendur sikur të ishte një copë nga hëna. Po rrotullohesha brenda makinës si i çmendur, kur, papritur pashë një vajzë të vogël e cila kishte rënë mbi kurrizin e tij dhe i kishte vënë duart e saj në fytin e tij. Sapo e mbaroi frymëmarrjen e saj dhe i dha lamtumirën jetës. La ilahe il Allah. Nuk kisha parë vdekje si kjo. Qetësi dhe seriozitet. E përfytyrova atë dhe m’u shfaq me dritën e besimit në jetën e tij. Pamja e gishtit tregues e cila mbaroi dhe ajo njësonte Allahun, bukuria e buzëqeshjes së tij me të cilën u nda nga kjo jetë!

Filluan makinat e kalimtarëve të ndalonin rreth makinës së tij. U shtua zhurma dhe zërat. E gjithë kjo ndodhi me shpejtësi të çuditshme. Harrova të kontrolloja pjesën tjetër të makinës, po qaja si plakë e moshuar, s’po shihja kush ishte përreth meje. Kush më shikonte mendonte se isha i afërm i të vdekurit.

Disa njerëz thirrën: “Në pjesën mbrapa ndodhet një grua dhe fëmijë!” U ktheva pas, kur një grua i ishin mbledhur rrobat dhe rregullonte mbulesën e saj. U ul me qetësi dhe po shikonte nga ne. Në kraharorin e saj shtrëngonte dy fëmijë të vegjël të cilët nuk kishin pësuar gjë. Ishin të goditur dhe dridheshin. Ajo përkujtonte Allahun dhe qetësonte veten e saj nga tronditja. Ndjeva se ajo ishte mal i patundur. Po përpiqej të zbriste nga makina me qëndrim të çuditshëm, pa të qarë, pa të bërtitura dhe pa vajtim. I nxorëm të gjithë nga makina. Kush më shikonte përreth saj mendonte unë isha ai i cili isha goditur me fatkeqësi dhe jo ajo. U shtua e qara ime, njerëzit më shikonin, u kthye nga unë dhe ajo po e linte makinën më tha me zë të cilin e ndërprisnin lotët: “O vëlla mos qaj për të… më të vërtetë ai ishte një burrë i mirë… i mirë.” E mbuluan atë lotët dhe pushoi së foluri. Zbriti dhe shtrëngonte fëmijët dhe kontrollonte rrobat e mbulesën e saj. Kur pa zhurmën e njerëzve dhe dyndjen e tyre iku larg me fëmijët e saj. Dikush prej të pranishmëve e mori burrin e vdekur dhe vajzën e tij dhe i transportoi për në spital. Ajo na shikonte nga larg dhe mundohej të angazhonte fëmijët nga babai dhe motra e tyre. Shkova tek ajo dhe i propozova që ta çoja me makinën time në shtëpinë e saj. E ndrojtur dhe me zë të qetë refuzoi dhe tha: “Jo, për Allahun, nuk hipi vetëm se në makinë, vetëm nëse në të ka gra.”

Filluan njerëzit të shpërndaheshin, çdokush vazhdoi rrugën e tij. Qëndrova ta ruaj nga larg, ndjeva se isha përgjegjës për ta. Kaloi kohë e gjatë dhe ne prisnim në këtë gjendje të vështirë dhe ajo e përqendruar si një mal. Dy orë të plota derisa kaloi një makinë dhe në të një burrë me familjen e tij. E ndaluam dhe i treguam ngjarjen e kësaj gruaje dhe e pyetëm se a mundej ta çonte atë në shtëpinë e saj dhe pranoi. Erdhi me fëmijët e saj dhe shkoi me ta. Ndjeja se ajo ishte një mal që ecte në tokë. U ktheva në makinën time dhe unë isha i habitur nga ky përqendrim madhështor. Thosha me veten time shiko se si e ruan Allahu një burrë të mirë në familjen tij pas vdekjes së tij. Kujtova fjalën e Allahut: “Vërtet atyre që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu’ dhe pastaj përqendrohen, tek ata do të zbresin melekët (duke u thënë në kohën e marrjes së shpirtit): ‘Mos kini frikë, as mos u pikëlloni! Por përgëzohuni me Xhenetin i cili ju qe premtuar!’” Fusilet, 30.

Po mos u frikësoni për ata që keni lënë në dynja, sepse ne jemi të parët tuaj në jetën e dynjasë, e ruajmë familjen tuaj mbas jush i qetësojmë frikën, i lidhim zemrat e tyre, i furnizojmë dhe ua shtojmë vendosmërinë e tyre.

Sa i shkëlqyeshëm që është Kurani! Sa bukur që është sikur të ishte lidhja jote me Allahun e fortë, sepse Ai është i Gjalli që nuk vdes dhe i pasuri i Cili nuk është koprrac. Sa bukur që të shikojë Allahu natën duke qarë dhe ditën i bindshëm! Sa bukur që të shikojë gjithashtu kur e ul shikimin tënd ndaj harrameve dhe dëgjimin tënd ndaj gjynaheve që të jesh i dashur tek Allahu.

“Më pasoni që t’ju dojë Allahu dhe t’ju falë gjynahet tuaja.”

Përktheu: Bledar Haxhiu

About the author

Admin

Add Comment

Click here to post a comment