Islame

Dhjetë detyrat mbi ata që pendohen me të vërtetë

Imam Ebu Talib el-Mekkiu ka përmendur 10 detyrat mbi njerëzit që pendohen me të vërtetë në veprën e tij “Kut el-Kulub”:

Është detyrë e tyre që të mos kthehen sërish në kundërshtimin e Allahut.

Nëse njeriu bie në mëkat, nuk duhet ta përsërisë më atë.

Të nxitojë të pendohet tek Allahu për çdo mëkat tek i cili ka rënë.

Të pendohet për të metat e tij.

Të jetë i vendosur për të qenë i devotshëm deri sa t’i vijë vdekja.

T’i frikësohet dënimit hyjnor.

Të shpresojë në faljen hyjnore.

Të jetë i vetëdijshëm për mëkatin e tij.

Ta dijë që çdo gjë ndodh me caktimin e Allahut, por është vetë robi që zgjedh ta kundërshtojë Atë.

T’i pasojë punët e këqija me punë të mira, në mënyrë që të mirat t’i shlyejnë ato të këqijat.