Islame

Dhjetë ditët më të mira në këtë botë

Dhjetë ditët më të mira të dynjasë (1)Allahu Madhëruar thotë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët”.El-Fexhr, 1-2.“dhjetë netët” janë dhjetë të muajit dhulhixhe.Kjo është fjala e Ibën Abasit, Ibën ez-Zubejrit, Muxhahidit etj.Et-Taberij dhe Esh-Sheukani thonë:Kjo është fjala e shumicës.Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) në tefsirin e tij thotë:“Kjo është e sakta”.Allahu Madhëruar thotë: “dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai”.El-Haxh, 28.

Shumica e dijetarëve, prej tyre Ibën Umeri dhe Ibën Abasi, janë të mendimit se “ditët e caktuara” janë dhjetë ditët e dhulhixhes.Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se:Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:“Ditët më të mira të dynjasë janë dhjetë (pra, dhjetë ditët e dhulhixhes)”.El-Bezari dhe Ebu Jala. E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu et-tergib”.