Islame

Djaloshi që bëri lutjen e gabuar, çfarë i tha Muhammedi a.s ?!

Një ditë, profeti Muhamed vajti tek një besimtar i sëmurë, i cili ishte ligështuar dhe dobësuar saqë kishte mbetur sa një zog pule.Pasi e përshëndeti, profeti Muhamed a.s e pyeti të sëmurin:





”A e ke lutur Zotin dhe a i ke kërkuar ndonjë gjë?”I sëm’uri i tha:”Po.

Gjithmonë e kam lutur Zotin që dënimin e botës tjetër, të ma përshpejtojë në këtë botë!”Profeti Muhamed a.s ndërhyri dhe i tha:”I pa të meta je o Zot! Mos u lut kështu se nuk e përballon dot!”I sëmuri e pyeti:
”Po si të lutem?”

Profeti a.s i tha:”Thuaj:”O Zot! Na jep të mira në këtë botë, në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”I sëmuri u lut me këtë lutje dhe u shërua.Lutja më e shpeshtë e profetit Muhamed a.s ishte:”O Zot! Na jep të mira në këtë botën, në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjar’rit!”