Facebook Twitter Instagram
    Saturday, May 21
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook Instagram YouTube TikTok Twitter
    Ligjeruesi
    Banner
    • Ballina
    • Lajme

      Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

      3 hours ago

      425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

      3 hours ago

      Mësuesi e rrah nxënësin në Rahovec, ky e denoncon në Polici

      6 hours ago

      Çmimet në ‘qiell’: 700 euro i duhet një familje kosovare për t’i mbuluar shpenzimet

      6 hours ago

      Tornado e fuqishme godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar – raportohet për dëme të mëdha materiale

      6 hours ago
    • Islame
      1. Hadithe
      2. Tregime
      3. Të gjitha

      2 lutje që i bënte Muhammedi ﷺ në fillim të namazit

      3 days ago

      Një lutje profetike për faljen e mëkateve…

      3 weeks ago

      3 rregullat e Muhammedit a.s për ngrënien e ushqimit

      3 weeks ago

      Kush e lexon këtë sure 10herë, Allahu ia ndërton një pallat në Xhennet…

      3 weeks ago

      Kush ishte dhëndrri i Muhammedit ﷺ , të cilin e vrau një luan në shkretëtirë?

      2 days ago

      Vdekja pas një pendimi…

      1 week ago

      Histori prekëse e besimtarit që u nis në udhëtimin e jetës…

      2 weeks ago

      Ngjarje prekëse / Mësuesja që ia ndryshoi jetën nxënësit jetim i cili është i njohur sot…

      2 weeks ago

      A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

      3 hours ago

      A e dini se të varfërit do të jenë shumica e banorëve të Xhennetit?

      5 hours ago

      Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

      17 hours ago

      Si do të ishte bota pa musliman? – Rezultatet e këtij shkencëtari do t’ju befasojnë

      1 day ago
    • Këshilla
    • Kuriozitete
    • Mjekësia
    • Shëndetësi
    Ligjeruesi
    Home»Islame»Domethënia akaidologjike e abdestit
    Islame

    Domethënia akaidologjike e abdestit

    By Ligjeruesi News3 months ago12 Mins Read
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    FacebookTwitterPinterestLinkedIn

    Fjala ‘abdest’ rrjedh nga gjuha persiane dhe përbëhet prej dy fjalëve: ab – ujë, dhe dest – dorë.(1)





    Në gjuhën arabe për nocionin abdest është fjala ‘el-vuduu’ dhe rrjedh prej fjalës ‘vedue’ ‘jevduu’ ‘vuduen’ dhe ‘vedaaeten’, që do të thotë: bëhem i mirë, i bukur, i pastër. Ndërsa, ‘el-vuduu’ (abdesti) si term fetar nënkupton larjen dhe fërkimin me qëllim (nijet) të caktuar të pjesëve të caktuara të trupit, që janë: koka, fytyra, duart dhe këmbët.(2)

    Përmbajtja e abdestit

    Abdesti si ritual fetar, ka formën e vet unikale, dhe, për kryerjen e një ibadeti që është farz, vaxhib, synet, nafile, apo mendub, për të gjithë është njësoj. Ai përbëhet prej farzeve dhe syneteve. Farzet e abdestit, pa
    të cilat abdesti nuk është i vlefshëm, janë katër sosh:

    1) Larja e fytyrës (një herë),
    2) Larja e duarve deri në bërryla (një herë),
    3) Fshirja e pjesës së caktuar të kokës (një herë), dhe
    4) Larja e këmbëve (një herë).

    Këto kondita kanë ardhur në ajetin: “O Ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë…” (El-Maide, 6).

    Për të qenë i plotë, abdesti duhet të realizohet në formën adekuate, duke mos pakësuar asgjë gjatë larjes. Kjo ka rëndësi të madhe, sepse ndikon në vlefshmërinë e abdestit. P.sh. larja e krahëve duhet të bëhet ashtu si duhet, pra, gjerë mbi bërryla, apo fytyra duhet të lahet deri te kufizimi i mjekrës, pastaj këmbët duhet të lahen deri mbi zogj, e kështu me radhë për të gjitha pjesët e tjera. Nëse myslimani nuk e përmbush larjen si duhet, ai e ka dëmtuar abdestin e vet dhe ia ka pakësuar vlerën, madje edhe mund ta zhvlerësojë të tërin.

    Pejgamberi a.s. me një rast, njeriut që nuk e kishte përmbushur abdesin si duhet, i kishte thënë: “Kthehu dhe merr abdest në mënyrë të drejtë.” Ndërsa, me një rast tjetër, kishte parë një grup njerëzish që nuk i lanin si duhet shputat e këmbëve, dhe i kishte qortuar me zjarrin e Xhehennemit, duke u thënë: “Mjerë shputat (që do të digjen) nga zjarri i Xhehennemit!”(3)

    Abdesti, traditë e pejgamberëve

    Dijetarët e biografisë së Pejgamberit a.s. janë unikë se abdesti dhe gusli (larja e tërë trupit) janë bërë farz (obligim i domosdoshëm) në Mekë, bashkë me namazin, nëpërmjet mësimit të Xhibrilit a.s..

    Por Pejgamberi a.s. bënte namaz edhe para se të bëhej namazi obligim, dhe asnjëherë nuk ishte falur pa abdest. Këtë praktikë Pejgamberi a.s. e ka mbështetur në shpalljet e kaluara para shpalljes së Kur’anit, dhe ka dëshmuar se abdesti ka qenë traditë edhe e pejgamberëve të tjerë para tij.

    Transmetojnë Ahmedi dhe Dare Kutniu nga Ibni Omeri r.a., se Pejgamberi a.s. kërkonte ujë dhe merrte abdest duke i larë pjesët e abdestit nga tri herë, dhe në fund thoshte: “Ky është abdesti im dhe abdesti i pejgamberëve të tjerë para meje”.

    Prandaj, parimisht, Pejgamberi a.s. ndiqte rrugën e pejgamberëve të tjerë për abdestin. E, dihet se një normë e shpalljeve të shkuara, të cilën nuk e ka anuluar dhe as abroguar Allahu dhe i Dërguari i Tij, është normë edhe për ne, Ymetin e Muhamedit a.s.. Ndërkaq, ajeti i Kur’anit (El-Maide, 6), që e obligon abdestin, veçse konfirmon një normë të vërtetuar.(4)

    Abdesti, pastrim nga ndyrësia kuptimore

    Fakti që abdesti implikon larje të pjesëve të caktuara të trupit, lë përshtypjen se qëllimi i tij përfundimtar është pastërtia, dhe asgjë më shumë. Është e vërtetë se abdesti ka një ndikim në këtë aspekt, ngase realizohet duke pastruar ato pjesë të trupit që kanë më së shumti kontakt me ambientin, dhe që shprehimisht mund të ndyhen. Por, nëse vështrojmë me kujdes synimin e abdestit, ai i tejkalon përmasat e pastërtisë trupore, dhe synimi esencial i tij është pastrimi në aspektin kuptimor dhe shpirtëror. Sepse, në vijim do të shohim se ‘pastërtia’ dhe ‘ndyrësia’ nuk janë vetëm lëndore, po janë edhe kuptimore.

    Pastërtia (et-tahaaretu), në kontekstin gjuhësor, është nga dy aspekte: nga aspekti lëndor (hissijj), dhe kuptimor (ma’nevijj). Pastërtia nga aspekti lëndor ka të bëjë me pastrimin e një ndyrësie të dukshme, sikurse janë urina, jashtëqitja e të tjera, kurse pastërtia nga aspekti kuptimor ka të bëjë me pastrimin e një ndyrësie të padukshme, por që Sheriati e ka konsideruar ndyrësi, dhe ajo besohet si e tillë. Në këtë kuptim është ajo që e ka thënë Pejgamberi a.s. për sëmundjen – se është pastrim prej mëkateve, pra pastrim nga aspekti kuptimor (ma’nevijen).

    Transmeton Ibni Abbasi r.a., se Pejgamberi a.s., kur vizitonte ndonjë të sëmurë, thoshte: “Nuk ka gjë të keqe, është pastrim prej mëkateve, nëse do Allahu”, dhe thoshte: “Sëmundja pastron prej mëkateve”.

    Transmeton Ebu Hurejra r.a.“Nuk pranohet namazi i asnjërit nga ju, që është i papastër, derisa të marrë abdest.”(5)

    Rrjedhimisht, gjersa ai nuk mund të falë namaz, do të thotë se ai edhe më tej është i papastër, pa marrë parasysh nëse e ka trupin të pastër nga larja e tërësishme. E pra, pikërisht këtu qëndron esenca e çështjes. Për çfarë papastërtie (ndyrësie) bëhet fjalë në këtë hadith, respektivisht për gjendjen pa abdest, për lëndore apo kuptimore?

    E vërteta është se bëhet fjalë për papastërti kuptimore (ma’nevijen) dhe jo lëndore (hisijjeten). Prandaj, myslimani konsiderohet i papastër (kuptimisht) derisa të mos marrë abdest. Mirëpo, konsiderohet i papastër vetëm kur është fjala për kryerjen e një ibadeti fetar, sikurse janë – namazi, tavafi rreth Qabesë, etj., por jo edhe në gjendjen normale, jashtë ibadetit. Ngase dihet që në jetën normale, nuk mund t’i thuhet një myslimani i papastër, vetëm sepse nuk ka abdest. Nisur nga kjo, rekomandohet që fjala ‘hadeth’ – papastërti, të lexohet si ‘papërgatitje’
    për të falur namazin, dhe jo si papastërti lëndore.

    Në analogji me këtë perceptim të realitetit esencial të abdestit, është perceptimi i gjendjes së pabesimtarit në raport me myslimanin. Pabesimtari konsiderohet ‘i ndyrë’, për shkak të mosbesimit të tij, që është një ndyrësi kuptimore, dhe jo për shkak të ndyrësisë lëndore. Sepse, për sa i përket ndyrësisë lëndore, ai mund ta evitojë atë, dhe të bëhet i pastër, por, përkundrazi, edhe kur pastrohet nga ajo, edhe atëherë konsiderohet i ndyrë dhe i papastër, – e tëra kjo për shkak të mosbesimit.

    Në lidhje me këtë, Allahu i Lartësuar ka thënë: “O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë…” (Et-Tevbe, 28).

    Për dallim nga besimtari që konsiderohet i pastër edhe atëherë kur është i papastër, qoftë me ndyrësirë të dukshme (el-habeth), apo të padukshme (el-hadeth). Në të gjitha rastet, myslimani është thelbësisht i pastër, e tëra për shkak të imanit të tij në Allahun e Lartësuar. Kështu e ka cilësuar Pejgamberi a.s. në thëniet e tij.

    Transmeton Ebu Rafiu nga Ebu Hurejra, i cili ka thënë: Më ka takuar Pejgamberi a.s. në një rrugë të Medinës, e unë duke qenë xhunub, u fsheha nga ai. Pastaj, shkova, u pastrova dhe u ktheva. Pejgamberi s.a.v.s. më pyeti: “Ku ishe, o Ebu Hurejre?. Qeshë xhunub dhe, duke qenë i papastër, nuk e pashë të arsyeshme që të të shoqëroja. Pejgamberi a.s. tha: “Subhanallah – i Lartësuar qoftë Allahu, myslimani nuk është i ndyrë, ai në esencë është i pastër.”(6)

    Abdesti, koncentrim permanent për adhurim ndaj Krijuesit

    Pa dyshim, abdesti ka një rol të jashtëzakonshëm në koncentrimin e myslimanit për adhurim ndaj Allahut. Madje, ky është synimi i vërtetë i abdestit. Si i tillë, është një pararojë për ato ibadete fetare, për kryerjen e të cilave obligohet abdesti. Për shembull, abdesti para namazit ndikon që besimtari të fillojë të mendojë më herët për faljen e namazit, dhe jo të fillojë faljen e namazit pa kurrfarë përqendrimi paraprak. Fakti se abdesti merret para namazit, i kujton myslimanit ardhjen e namazit, dhe aktivizon vetëdijen besimore të tij, që në namaz të hyjë i koncentruar dhe i vëmendshëm për të. Abdesti të njëjtin rol, pra të koncentrimit për adhurimin e Allahut, e ka edhe pas namazit.

    Kur myslimani kujdeset që ta ruajë abdestin, me qëllimin për ta falur namazin e kohës së radhës, ai ka shprehur një interesim dhe koncentrim të vazhdueshëm për kontrollimin e vetëdijes së tij besimore nëpërmjet vetvetes, respektivisht nëpërmjet abdestit, deri në namazin e ardhshëm, ose derisa të ketë abdest. Gjatë kësaj kohe, myslimani mund të pluhuroset, siç i ndodh atij që punon në zdrukthtari ose në ndonjë vend ku pluhuri është i paevitueshëm, apo të baltoset, sikurse është ai që punon nëpër kanale. Mirëpo, nëse nuk ka bërë ndonjë veprim që e prish abdestin, sikurse është lëshimi i gazrave nga anusi, urinimi etj., ai edhe më tej do të ketë abdest. Ky konstatim është edhe një argument se synimi i abdestit është, mbi të gjitha, koncentrimi për lidhjen permanente me Krijuesin dhe jo vetëm pastrimi nga ndyrësia.

    Sipas këtij koncepti, është mendua – vepër e rekomandueshme që myslimani të qëndrojë gjithmonë me abdest, pa marrë parasysh kohën dhe momentin. Madje me abdest edhe të flejë në mbrëmje. Kështu vepronte i Dërguari i Allahut s.a.v.s..

    Po ashtu, se abdesti ka për synim koncentrimin e myslimanit për lidhje me Krijuesin, dëshmon edhe fakti se Pejgamberi a.s., kur kishte marrëdhënie intime me gruan dhe donte të flinte pa u larë, merrte abdest dhe pastaj flinte.

    Transmetohet se Umer bin El-Hattab e kishte pyetur Pejgamberin a.s.: “A mund të flejë xhunub ndonjëri nga ne? Pejgamberi a.s. tha: Po, kur merr abdest duke qenë xhunub, le të flejë?(7)

    Pra, Pejgamberi a.s. ka rekomanduar që myslimani të marrë abdest, e pastaj të flejë. Ky akt ka një mençuri të madhe, dhe nuk mund të perceptohet thjesht si një pastërti. Me këtë rast, kemi parasysh të gjitha thëniet se abdesti i tillë duke qenë xhunub e zvogëlon ndyrësinë, pasi bëhet larja e disa pjesëve të caktuara, apo se abdesti është ‘gjysma e larjes së madhe”, dhe thënie të tjera.(8)

    Por, si kundër kësaj është hadithi tjetër, të cilin e transmeton imam Bejhekiu me transmetim ‘të mirë’, nga Aisheja r.a.: Pejgamberi a.s., kur bëhej xhunub dhe dëshironte të flinte, merrte abdest ose tejemum.”(9)

    Abdesti, falje e mëkateve

    Abdesti, i cili bëhet në mënyrë të drejtë dhe me qëllim të afrimit tek Allahu, ndikon në shlyerjen e mëkateve të vogla.

    Transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:“Kur myslimani apo besimtari merr abdest dhe e lan fytyrën e tij me ujë, bashkë me ujin ose me pikën e fundit të tij shlyhet nga fytyra çdo mëkat, të cilin e ka bërë duke shikuar me sytë e tij. Kur t’i lajë duart e tij, bashkë me ujin apo me pikën e fundit të tij, do t’i shlyhet çdo mëkat, të cilin e ka prekur më parë me duart e tij. Kur t’i lajë këmbët e tij, bashkë me ujin apo me pikën e fundit të tij, do të shlyhet çdo mëkat, në të cilin kanë shkelur këmbët e tij, e kur të përfundojë abdesin, mbetet i pastër nga mëkatet.”

    Abdesti, dritë në dy botët

    Dijetari i madh i hanefinjve, Ibni Abidini r.h., në veprën e tij madhore “Red-dul Muhtar”, kur flet për guslin mbi gusël dhe tejem-mumin mbi tejem-mum, thotë se janë të panevojshëm, ndërsa për abdesin mbi abdest, thotë se është “dritë mbi dritë” (el-vuduu alel vuduui nurun ala nur).

    Transmetohet se kur Allahu i Lartësuar pati krijuar Ademin a.s., dhe nga shpina e tij i kishte krijuar të gjithë pasardhësit e tij që do të ekzistojnë deri në Ditën e Kiametit, për t’ia komunikuar se Ai është Zot i tyre, secilit prej tyre, në mes të dy syve (në ballë) i kishte vendosur një shkëlqim prej drite. Hazreti Ademi pa një njeri në mesin e tyre dhe u çudit nga shkëlqimi i fortë që ai kishte në ballë. Pa dyshim, kjo dritë mbase është drita e imanit të fortë, që e zbukuron ballin e secilit mysliman që i respekton Urdhrat e Allahut. E Abdesti është pjesë e këtij zbukurimi dhe e këtyre Urdhrave. Ndërsa në botën tjetër, pjesët e trupit që janë larë gjatë abdestit, do të shkëlqejnë. Madje, myslimanët do të vlerësohen sipas madhësisë dhe fortësisë së këtij shkëlqimi.

    Transmeton Nuajm bin Abdilah se e kishte parë Ebu Hurejren r.a., duke marrë abdest, e i cili kishte larë fytyrën e tij dhe duart e tij gati deri tek shpatullat, pastaj kishte larë këmbët e tij gati deri në gjunjë, pastaj tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Në Ditën e Kiametit, umeti im do të thirret sipas shkëlqimit (bardhësisë) të gjurmëve
    të abdestit, të cilat kanë mbetur në gjymtyrët e abdestit. Për këtë arsye,
    kush ka mundësi prej jush që ta zgjasë edhe më shumë shkëlqimin
    e tij (në gjymtyrët e abdestit), le ta bëjë atë!”Ky hadith, e stimulon besimtarin që ta zgjerojë abdesin përtej limiteve të tij, dhe assesi të mos e pakësojë atë.

    _____________
    (1)Mikel Ndreca, “Fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja”, Rilindja, 1986, Prishtinë, f. 11.
    (2) ’El- Mu’xhemu’l-Vesit’- ½, (grup autorësh) boton Darud-da’veti, Stamboll, Turqi, 1989/1410, f.1038.
    (3) “Sahihul Buhari”, kitabul vudui, babu: gaslil a’kab, nr.160 .
    (4)Shih: Ibnu Abidin, “Reddul muhtar…”, boton ‘darul kutubil ilmijjeti’, botimi i parë, 1415 / 1994, Bejrut – Liban, vëll. 1, f.198-199.
    (5) “Sahihul Muslim”, Kitabut-Tahareti, babu: vuxhubut-tahareti lis-salati, nr.536
    (6) “Sahihul Buhari”, Kitabul gusli, babu: arakal xhunubi ve ennel muslime la jenxhusu, nr.283.
    (7) “Sahihul Buhari”, Kitabul vudui, babu: nevmil xhunub, nr. 287.
    (8)Shih: El-Askalanij “Fet’hu’l bari shehu Sahihi’l Buhari” Mektebetu’d dari’s-selam, botimi i parë 1421 h / 2000 m, Rijad, vëll. 1, f. 511.
    (9)Shih: El-Askalanij “Sahihul Buhari”, op.cit. vëll. 1, f. 511.





    Dr. Orhan Bislimaj

    Lexo Gjithashtu

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    3 hours ago

    A e dini se të varfërit do të jenë shumica e banorëve të Xhennetit?

    5 hours ago

    Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

    17 hours ago
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • Pinterest
    • YouTube
    • TikTok

    TË FUNDIT

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    By E.K3 hours ago

    Përhapja e lisë së majmunit ka habitur zyrtarët shëndetësorë, pasi rastet zakonisht ngjiten në rajonet…

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    3 hours ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    3 hours ago

    Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

    3 hours ago

    TË TJERA

    Duaja që të qëtson trunin dhe largon str’esin me emrin e Zotit

    By ligjeruesi7 months ago

    Në Islam drejtat dhe obligimet e secilit nga bashkëshortët hyjnë në fuqi me lidhjen e…

    Kujtdo që i del gjumi natën dhe i lutet Allahut me këtë lutje – lutja do ti pranohet..!

    February 8, 2021

    Pse lindja e Muhammedit a.s është festë e madhe?

    January 30, 2021

    Mrekulli, misteri i Qabesë shokues për NASA-n

    January 28, 2021
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Faqja "Ligjeruesi" u krijua më 26 Janar 2016!
    Punën e filloi me një angazhim të fuqishëm mediatik e cila vazhdon të jetë në shërbim për te informuar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme për publikun Shqiptarë.

    Për më shumë:

    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn VKontakte
    TË FUNDIT

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    3 hours ago

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    3 hours ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    3 hours ago
    IMAZHE
    Ascend
    terns
    casual
    riders on the storm
    chairman
    mood
    monument
    liquid cancer
    blue
    basement
    ditch
    stars
    Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2022. Ligjeruesi.
    • Ballina
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Terms of Use
    • Privacy Policy
    • DMCA Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.