Islame Lajme

Elhamdulilah, hapet Xhamia e re në Shupkovc, disa nga banorët kishin kundërshtuar…!

Xhamia e re në Shupkovc është hapur për besimtarët, mbi 100 persona e falën sot Ditën e Xhuma

Qe disa ditë është hapur xhamia e re në Shupkovc, e ku sot besimtarët munden ta kryenin faljen e “ditës së xhuma”.

Xhamia që ka marrë emrin “Imer Mehmeti” e hap nga e marta e kësaj jave dhe aty po kryejnë ritet qindra besimtarë, shkruan “Jepi zë”.

E xhamia e përfunduar, duket se është mjaft e madhe dhe krijon hapësirë të mjaftueshme për t’u respektuar masat anti-covid.

Sidoqoftë, ndërtimi i kësaj xhamie ishte kundërshtuar nga banorët e kësaj zone, të cilët kishin dyshime për financimin e saj.