Islame Tregime

Erdhi një burrë i verbër te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha…!





Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë:“Erdhi një burrë i verbër te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha:

”O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam udhërrëfyes të më tregojë rrugën për në xhami dhe kërkoi ta lejonte të falej në shtëpi.

Profeti në fillim e lejoi, por kur i verbëri po largohej, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e thirri dhe i tha: “A e dëgjon thirrjen e ezanit për namaz?”Tha:“Po.”Atëherë Profeti i thotë: “Përgjigju thirrjes!”