Islame Keshilla Lajme

Fatkeqësisht në Kosovë ‘imponohen’ festa që nuk janë të traditës fetare e as kombëtare

Shkruan: Besim Ademi

Edhe pse zyrtarisht janë 96% muslimanë në Kosovë, prapë shteti imponon “festat e fundvitit”..!

Festat e fundvitit në të vërtetë janë festa të krishtere, pagane e laike. Ata i modifikuan nën petkun e “festave të fundvitit”.

Fatkeqësisht vite më rradhë në Kosovë janë duke ju imponuar festa të cilat nuk kanë të bëjnë me traditën fetare e as kombëtare. Ata i marrin paratë e taksapaguesve shqiptarë me shumicë dërmuese muslimanë dhe servojnë kulturën e huaj. Ata në çdo formë imponojnë varësinë e kulturave të ndryshme duke degradu në vazhdimësi kulturën tonë fetare e kombëtare.

Ata kapin paratë e taksapaguesve investojnë në mediat të tyre më misione të sh’thurjës, me misione degradimi e deformimi dhe lanë anash njerëzit që mbijetojnë për të jetuar! Ata paratë e taksapaguesve i shfrytëzojnë me tendenca të shpërlarjes se trurit tek të rinjtë tanë me emisione televizive kundër vlerave njerëzore e në veçanti të besimit dhe kulturës tonë. Ata shitën identitetin e tyre personal per interesa te ulëta klanore dhe individuale dhe dojnë të na imponojnë edhe ne. Për t’mos u thellua më shumë, pak ditë më parë ishte një datë e jona historike, ajo sikur nuk egzistoj në kalendaret e tyre ashtu edhe kalojë. Festat tona si muslimanë kaluam në një mbyllje totale duke i mbyllë edhe xhamitë, se lëre më organizimet shtetëror sikurse organizimet që bëjnë për festa krishtere e pagane…

Nga këto standarde të dyfishta kriza identitare është në një gjendje shumë kritike…/BA/.