Lajme

Fotoja që bëri xhiron e botës: Ç’ndodhi me foshnjën që iu dorëzua ushtarit amerikan dhe u zhduk

Një foshnjë që iu dorëzua një ushtari amerikan gjatë situatës kaotike në Afganistan kur talebanët morën pushtetin, është gjetur dhe ribashkuar me të afërmit e tij.





Foshnja, Sohail Ahmadi, ishte vetëm dy muajsh kur u zhduk më 19 gusht, teksa mijëra njerëz nxituan të largoheshin nga Afganistani.

Pas historisë së publikuar te Reuters në nëntor, foshnja u gjet në Kabul. Një shofer taksie 29-vjeçar i quajtur Hamid Safi e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur si fëmijën e tij. Pas më shumë se shtatë javë negociatash, Safi ia dorëzoi fëmijën gjyshit dhe të afërmve të tjerë të cilët gjenden në Kabul. Ata thanë se do të kërkojnë që ai të ribashkohet me prindërit dhe vëllezërit e motrat që u larguan muaj më parë në SHBA.

Fotoja që bëri xhiron e botës: Ç’ndodhi me
Gjatë trazirave në Afganistan, Mirza Ali Ahmadi – babai i djalit, i cili kishte punuar si roje sigurie në ambasadën e SHBA-së – dhe gruaja e tij, Suraya, kishin frikë se djali i tyre do të shtypej nga turma ndërkohë që ata i afroheshin aeroportit.

Mirza Ali Ahmadi tha në fillim të nëntorit se në dëshpërim për situatën dhe në panik për jetën e familjes, ai ia dorëzoi djalin një ushtari me uniformë për të cilin besonte se ishte amerikan duke menduar që do ta rimerrte pasi të bënte në këmbë 5 metra që kishin ngelur. Në atë moment, forcat talebane e shtynë turmën prapa. U deshën 30 minuta që Ahmadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tjerë të hynin brenda. Por më pas, fëmija nuk u gjend.

Fotoja që bëri xhiron e botës: Ç’ndodhi me
Ahmadi tha se kërkoi për djalin brenda aeroportit dhe zyrtarët i thanë se ai mund të ishte ishte nxjerrë jashtë vendit veçmas dhe mund të ribashkohej me ta më vonë. Pjesa tjetër e familjes u largua dhe u vendosën në Teksas. Për muaj me radhë ata nuk e kishin idenë se ku gjendej foshnja.

Në të njëjtën ditë që Ahmadi dhe familja u ndanë nga djali 2-muajsh, Safi kishte rastisur afër aeroportit pasi kishte çuar vëllain dhe familjen e tij, të cilët gjithashtu kishin vendosur të largoheshin. Ai tha se tha se e gjeti Sohail-in vetëm dhe duke qarë në tokë. Pasi u përpoq pa sukses të gjente prindërit e foshnjës, ai vendosi ta çonte në shtëpi te gruaja dhe fëmijët.

Safi ka tre vajza dhe tha se dëshira më e madhe e nënës së tij para se të vdiste ishte që ai të kishte një djalë. Ata e quajtën foshnjën Mohammad Abed dhe postuan foto të të gjithë fëmijëve së bashku në faqen në Facebook.

Pasi qarkulloi nëpër media historia e djalit të zhdukur, disa nga fqinjët e Safit – të cilët e kishin vënë re kthimin e tij nga aeroporti muaj më parë me një fëmijë – i njohën fotot. Ahmadi u kërkoi të afërmve në Afganistan që të kërkonin djalin.

Fotoja që bëri xhiron e botës: Ç’ndodhi me
Në prani të policisë dhe pas shumë bisedimesh, Safi vendosi që t’ua kthente Sohail-in të afërmve.

Ahmadi, gruaja e tij dhe fëmijët e tjerë, të cilët tashmë jetojnë në një apartament në Michigan, shpresojnë që Sohail të dërgohet së shpejti në SHBA. “Ne duhet ta kthejmë fëmijën te nëna dhe babai. Kjo është përgjegjësia ime e vetme”, tha gjyshi tij. “Dëshira ime është që ai të shkojë tek ata.”