Islame Keshilla Lajme

Falja a namazit gjatë udhëtimit me autobus, si bëhet ai ?

Esselamu alejkum! Një mik i imi më kërkoi që t’ua parashtroj dy pyetje në lidhje me rregullat fetare gjersa haxhiu udhëton për në haxh me autobus.

A lejohet të merret tejemmum, duke e pasur parasysh se në autobus ka rreth 80 litra ujë?
A lejohet falja e namazit brenda në autobus, edhe pse gjatë udhëtimit kalohet përskaj vendeve ku mund të falet namazi?
Përgjigjja:

Nuk lejohet marrja e tejemmumit përderisa ka ujë të mjaftueshëm, si dhe nëse është i përdorshëm.
Kjo varet nga rrethanat dhe gjendja konkrete.

Udhëheqësit gjatë rrugës duhet të kujdesen për kohët e namazeve dhe të ndalojnë autobusin në ato vende ku mund të falet namazi në kohë dhe sipas rregullave. Mirëpo, nëse, për shkak të arsyeve objektive, nuk është e mundur një gjë e tillë, atëherë namazi mund të falet edhe brenda në autobus, ashtu siç është e mundur.