Uncategorized

Gjendje alarmante në Sarajevë! (FOTO/VIDEO)

Reshjet e rrmëmbyeshme të shiut të cilat goditet dje dhe gjatë natës Hercegovinen dhe kryeqendren e Bosnjës dhe Hercegovines Sarajevën kanë shkaktuar vërshime masive në Sarajevë dhe probelem të mëdha janë raportuar në qarkullimin ku në shumë pjesë të Sarajevës qarkullimi është fare i pamundur, ndërsa raportohet se uji i madh ka hyrë edhe nëpër shtëpi duke vështirësuar tej mase jeten e banorëve atje.





Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe gjatë natës dhe janë shoqëruar edhe me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë masive. Nga Sarajeva raportohet de gjatë dites së djeshme gati tërë ditën janë dëgjuar bubullima të mëdha të cilat nuk ndodhin as gjatë verës me kohëzgjatje aq të madhe.

Mbi 100 litra shi për metër katror janë raportuar në Hercegovinë. Reshje të fuqishme shiu dje dhe sot përfshinë jugun e skajshëm të Kroacisë, jugun dhe perëndimin e Bosnjës dhe Hercegovine si dhe veriun e Serbisë.

Autoritet e qytetit të Mostarit u kanë bërë thirrje banorëve të mos e pijnë ujin pa e vluar mirë.

Përderisa atje po vazhdojnë reshje të pandërprera tek ne moti po i ngjason më shumë pranverës së vonshme