Lajme

Gjest i madh, vëllai i Nazlijes thotë se paret e mbetura do të shfrytëzohen për bamirësi

Ditë më parë Mitrovica dhe Kosova u trondit nga vdekja e studentës 19 vjeçare, Nazlije Sherifi.

Ajo priste ta bënte transplantimin e veshkës, dhe për këtë fillimisht u kërkuan 200mijë euro, mirëpo pasi u paraqit një vullnetar për dhurim të veshkës, mbledhja e fondeve u ndalua.

Shuma totale që ishte mbledhur ishte 56.442 euro.

Pasi Nazlija ka ndërruar jetë, familja ka vendosur që me këto para të mbetura të ndihmohet një famijar i tyre për transplantimin veshkës, si dhe mjetet tjera të ndahen për nevojtarë tjerë.

Postimi i plotë nga Ilir Sherifi:

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Të nderuar qytetarë,
Fillimisht ju falënderojmë gjithsecilin prej jush që na jeni gjendur afër këto ditë të cilat ishin shumë të vështira për ne!
Ne familja Sherifi, në krye me nënën time Adilen, dhe unë Iliri, vëllau i Nazlijes, falënderojmë gjithsecilin prej jush që nuk kursyet nga xhepi juaj për Nazlijen tonë të dashur.

Ndjej obligimin e sqarimit ndaj jush, për shumën e grumbulluar për shërimin e motrës sime të ndjerë, dhe destinimin e mëtutjeshëm të atyre mjeteve tash.

Më duhet të ju informoj që si pasojë e presionit që na ushtrohet nga disa donatorë për kthimin e mjeteve që kanë dhuruar, në këto ditë të mërzisë e të pames për ne, ne detyrohemi të sqarojmë se për ku do i destinojmë mjetet e grumbulluara për Nazlijen, e që nuk arritëm t’i shfrytëzojmë për te.

Shuma totale që është grumbulluar nga qytetarët ishte 56,442.32€.
Shpenzimet totale që u kryen gjatë trajtimit të Nazlijes ishin 2,983.40€, për të cilat posedojmë dëshmi të dokumentuara.

-1,002.59€ nga to u paguan ndaj Spitalit Amerikan,
-583.98€ ishin shpenzime të grupit punues për grumbullimin e mjeteve,
-413.35€ për barëra dhe terapi,
-204.5€ u ndalën për transaksione bankare,
-437.18€ u shpenzian për ushqim dhe pije në spital,
-300.00€ ishin shpenzime për rrugë,
-41.80€ shpenzime tjera.

Totali i shumës së mbetur nga 56,442.32€, është 53,458.92.

-20,000€ nga këto mjete do ndahen për transplantin e veshkës për infermierin, Gjylazim Istrefi (dajën tim), të cilit do i dhurohet veshka e tezes sime, e i cili ndodhet në dializë tash e 5 vjet.
-1300€ do ndahen për hapjen e 3 bunareve për ujë, si sadaka rrjedhëse për shpirtin e Nazlijes,

Për pjesën tjetër të mjeteve e që përkon me shumën 32,158.92€ lus të gjithë nevojtarët të më kontaktojnë për të bërë verifikimin e rasteve dhe ndarjen e mjeteve të mbetura për ta.

Poashtu, 20,000€ janë aprovuar për lëshim nga Ministria e Shëndetësisë, më 15 nëntor, por që nuk janë lëshuar ende. Nëse lëshohen do destinohen poashtu për ndihmë.

Ju faleminderit të gjithëve përzemërsisht! Zoti ju shpërbleftë e ju nderoftë!