Udhëheqësi i një grupi izraelit bëri thirrje për prishjen e Kupolës së Shkëmbit në Mesxhid al-ʾAqṣā.
Bentzi Gopstein, themeluesi dhe udhëheqësi i Lehava, postoi imazhin në internet ku ai u bëri thirrje kolonëve izraelitë të bashkohen në ‘Ditën e Jerusalemit’ dhe të depërtojnë në Mesxhid al-ʾAqṣā dhe të fillojnë të rrënojnë Kupolën e Shkëmbit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një tempulli hebre.
Përkthimi është: “Me 28 Maj ne do të vijmë ta “heqim” kupolën!”