Islame Lajme

Hapet xhamia “Tulipan” në Zvicër nga shqiptarët, kushtoi miliona euro (Foto)

Në prag të Bajramit, hapet xhamia e cila kushtoi miliona euro në Zvicër nga shqiptarët.

Në prag të festës së Fitër Bajramit, saktësisht në Natën e Kadrit, i hapi dyert një xhami për të qenë në dispozicion të besimtarëve shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

Duke qenë se shumica dërmuese e shqiptarëve i përkasin fesë myslimane, mërgimtarët nga shteti i Zvicrës investuan në ndërtimin e një xhamie shumëdimensionale, e qujatur me emrin “Tulipan”.

Sipas kryetarit të kësaj qendre, Azir Jusufi, në ndërtimin e kësaj xhamie kontribuuan shqiptarët me rreth 4 milionë euro për ndërtimin e saj, por edhe duke punuar vullnetarisht, rreth 13 mijë e 500 orë.