Lajme

Hoxhë Ardian Sejdiut nuk i lejohet të mbajë Hutben e Xhumasë në Ferizaj pas ftesës së KBI

Hoxhë Ardian Sejdiu ishte i ftuar që sot të mbajë hutben e Xhumasë në Xhaminë e madhe të Ferizajt me ftesë të Bashkësisë Islame, por kjo nuk iu lejua.

Kështu ka njoftuar Hoxhë Ardian Sejdiu përmes një postimi në rrjetin e tij social.

Ai ka thënë se Imami në penzion dhe Imami në detyrë, me tre katër anêtarë, në mënyrë komplotiste ndaj vendimit të KBI-së dhe kundra vullnetit të xhematit nuk e lejuan të mbajnë hutben.

Ky është postimi itij i plotë:

Të dashur miq;
Siç ju njoftova në postimin paraprak se sot, isha i propozuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame, me mbajtë Hutben në Xhaminë e Madhe- Ferizaj, mirë po, përshkak se Imami në penzion dhe Imami në detyrë, me tre katër anêtarë, në mënyrë komplotiste ndaj vendimit të KBI-së dhe kundra vullnetit të xhematit nuk ma lejuan mbajtjen e hutbes.
Për ta evituar ndonjë skenë që nuk më takon mua si prijës dhe nuk e meriton xhemati ynë i mrekullueshëm, i cili shpeshherë në këtë xhami është përballë me skenare nga ma të ulta.
Tani zgjidhja i mbetët Institucionit dhe xhematit ta vlerësojnë situatën dhe të mirren me rastin.
Të dashur xhematlinjë, ndjeva obligim moral me u sqaru publikisht, pasi që keni kërkuar sqarim përse nuk ligjërova.
Për mua, feja është emanet e detyra përgjegjësi, dhe jo tregëti me ndjenja fetare për përfitime parciale.
Zoti ju shpërbleftê !
Me respekt,
# AS.🖋