Hadithe Islame Keshilla

I Dërguari i Allahut (alejhi selam) u mësonte këtë lutje për mposhtjen e frikës!





Tregohet se ‘Amir bin Shu’ajbi kishte mësuar nga gjyshi i vet se i Dërguari i All-llahut , sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e kishte zakon t’iu mësonte një lutje për mposhtjen e fr’ikës. Kjo lutje ka këtë tekst:

“Kërkoj mbështetje në përsosurinë e fjalëve të përsosura të All-llahut nga zemrimi i Tij, nga dënimi i Tij, nga çfarëdo e keqe që mund të më vijë nga krijesat e Tij dhe nga provokimi i shejtanit, dhe kërkoj mbrojtjen e Tij nga afrimi i tyre pranë meje”