Islame Lajme

Imami Labinot Maliqi: Presim që Qeveria Kurti të mbajë premtimet në raport me muslimanët dhe të lejojë shkollimin e vajzave me shami





Imami Labinot Maliqi ishte i pranishëm sot në Komisionin e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për nxënëset që mbajnë shami.

Maliqi në RTV Dukagjini ka thënë se vajzat që mbajnë shami në shkolla kanë hasur probleme që nga viti 2004 kur Avokat i Popullit ishte Mareck Novitski.

Imami thotë se probleme kanë hasur edhe nga ministrat në vijimësi.

Ai thotë se problemin më të fundit e ka pasur me ish-ministrin Ramë Likaj gjatë një telefonate që kanë pasur.

“Ish-ministri i Arsimit Ramë Likaj më tha “derisa unë jam ministër shkollat nuk do të kthehen në medrese””, tha ai, përcjell Telegrafi.

Maliqi thotë se edhe ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e ka një kontribut negativ që shumë vajza nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë. Imami thotë se presin nga Qeveria Kurti që të zgjidh problemin e nxënësve me shami në shkolla.